Monika Kryemadhi: Zoti e zgjodhi të parën LSI-në në fletën e votimit, i dha shenjë shqiptarëve

22 Qershor 2017, 14:42Politika TEMA

Nënkryetaria e LSI-së Monika Kryemadhi gjykon se ka qenë një vullnet i zotit që LSI u përzgjodh e para në listën e fletës së votimit për garën elektorale të 25 qershorit.

Sipas saj ky është një sinjal që perëndija i ka dërguar shqiptarëve për të zgjedhur LSI-në dhe Petrit Vasilin.

“Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI në datën 25 qershor. Prandaj ju ftoj të gjithëve me datë 25 qershor të votojmë LSI-në, një shans për rininë shqiptare, një shans për gruan, një shans për familjen, një shans për Cërrikun, një shans për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”,- u shpreh Kryemadhi.

Më tej, ajo përpara qytetarëve të Cërrikut, theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila meriton të ketë mbështetjen për të dalë forcë e parë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, Kryetari i Bashkisë së Cërrikut Altin Toska, qytetar, simpatizant etj.

5 komente në “Monika Kryemadhi: Zoti e zgjodhi të parën LSI-në në fletën e votimit, i dha shenjë shqiptarëve”

  1. fatmir says:

    Me sa po duket edhe ne shortin per vendin ne fleten e votimit ka nderhyre dora e qelbur e leshelise, por sigurisht rezultati do te duket me 25 kur leshelia do te zere vendin e mertiuar, ne koshin e plherave, besoj njehere e pergjithnje.

  2. BESIMTARI says:

    MOS E DHENTE ZOTI KTE QE THONI JU. AMIN

  3. andromeda says:

    Shporru nga sytë e shqiptarëve moj kryebaxhella e LSI, ti moj ndyrësirë që të duket vetja sulltaneshë e kryehajdutit tënd Like floririn.

  4. Dan says:

    Hahahahaaaa kucedra betohet ne perendi…… Po zorr nga vetja nuk ju vjen ketyre qe permendin Zotin per takime elektorale…….. Ska gje se do pergjigjeni para tij nje dite….

  5. tomsojeri says:

    Po pse paske Zot ti????????????????????????? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje