Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Ilir Beqaj edhe pse në orët e fundit të fushatës vijon takimet elektorale në Peshkopi.
Ndalesa e radhës ishte Tomini, ku Beqaj ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe ka vënë theksin tek investimet e shumta që qeveria Rama ka kryer në Dibër.
Beqaj i kanë rezervuar një mikpritje të veçantë dhe i kanë shprehur edhe një herë mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste.
Kryefjalë e takimit ishte mbështetja masive me 25 Qershor e Partisë Socialiste si mundësia dhe alternative më e mirë qeverisëse, që ka dhënë prova të qarta në këto katër vite.
“Me të njëjtën përkushtim që kemi luftuar për vitingun dhe një sërë reformash të suksesshme që për njëzet e kusur vite nuk janë realizuar, po me të njëjtin përkushtim do ndërtojmë edhe Dibrën që duam”, u shpreh Beqaj në fjalën e tij përpara qytetarëve të Tominit.