Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në takimin përmbyllës elektoral në Dibër, ku ka bërë një sërë premtimesh madhore për këtë qark.
Basha nuk ka kursyer premtime për çdo grupmoshë ku thotë se për 2 vjetë do të bëjë gjithçka ndryshe do japë dorëheqjen.
Ai thekson se vetëm ai ka plan dhe se si plani ekonomik i tij nuk mund të gjendet.
“Tani ka ardhur koha që PD të ndërtojë institucionet ekonomike, për ekonominë e fortë me taksa të ulëta. Kjo është beteja, kjo është vota për PD për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë.
Kam ardhur në Dibër kur pushtetin e kishim ne dhe u kryen shumë punë por mbetën edhe shumë të tjera, por pengu im është Rruga e Arbrit,” tha Basha.
O hollandez! Akoma se ke marre vesh? Dibren e ke te fituar si dhe ne zgjedhjet e kryetarit te bashkise para pak kohesh.Te njejten gje do fitosh dhe ne shkalle vendi.Do marresh nje presh te madh jeshil,nga ata te medhenjte qe kane dhe lezet.Erdhi dita,mos ki merak.