Ministri teknik i Shëndetësisë Arben Beqiri ka njoftuar për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Spitalor Librazhd, Drejtorit të Shërbimit Spitalor Tepelenë, kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë pezulloi ata për pjesëmarrje në fushatën elektorale.
Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se “monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.”
Njoftimi i Ministrisë
Në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra:
Drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd;
Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë;
Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.
Nga terrori ne terror…nuk e kuptoj por neqoftese mer pjese ne fushate dhe nuk je ne orar te punes cfare te keqe ka? Pjesmarja neper fushata elektorale apo mitingje/protesta eshte nje e drejte besoj e barabarte me te drejten e votimit, e drejte themeluese e demokracise. As ne Afganistan nuk ma mer mendja se ndodhin keto lloj karagjozlleqesh. Jan bere ministrat teknike si gestapoja.