Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri, në takimin e fundit që shënoj edhe mbylljen e fushatës elektorale për kryeqytetin, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, theksoi se votat në datën 25 nuk duhet të shkojnë për parti dhe partiçka.
‘’Nëse je socialit apo demokrat dhe do ekonomi më të fortë na ndihmoni që në datë 25 të bëjmë më shumë.
Në datë 25 duhet të votosh PS për një punë më të mirë dhe jetë më të mirë, jo për parti dhe partiçka që duan të legalizojnë shtëpitë e tyre.
Në 25 do votosh për PS për një shkollë më të mirë jo për parti dhe partiçka që kanë hallin e familjeve të tyre.
Në datë 25 do votosh PS për të bërë shtet dhe Shqipërinë që duam. Keni dëgjuar parti dhe partiçka që i kanë ngelur kalaqaf këtij populli për 25 vjet.
Në datë 25 nuk fitojnë ata, fiton Shqipëria’’ tha Tahiri.
Kryesocialisti i Tiranës edhe një herë i ka kërkuar qytetarëve të bindin këdo që munden në mënyrë që pas 25 qershorit të kemi Shqipërinë që duam.
‘’Jepini forca në këto 48 orë. Trokisni derë më derë. Në këto 48 orë shkoni bisedoni me kë njihni dhe në datë 25 do i marrim të gjithë përdore në kutitë e votimit pasi në datë 25 do të fitojë Shqipëria që duam dhe Shqiptarët’’ shtoi ndër të tjera ish-ministri Tahiri.