Pas akuzave të "STOP", reagon PS: Trillim i personave të përdorur nga të frikësuarit e humbjes në 25 Qershor

23 Qershor 2017, 00:49Politika TEMA
Pas akuzave të "STOP", reagon PS: Trillim i personave të

Gjatë edicionit të fundit të emisionit “STOP” në TV Klan, u shfaq një zonjë e cila pretendonte se gjatë takimit të kanidatëve të PS me emigrantët në Athinë, ishte larguar forcërisht nga salla për shkak të disa pyetjeve të bëra nga ana e saj.

Në lidhjë më këto pretendime, selia e PS Gjirokastër ka lëshuar një deklaratë ku theksohet se zonja në fjalë nuk ka qenë kurrsesi viktime e çfarëdolloj sulmi verbal ose fizik, duke kërkuar paraqitjen e pamjeve filmike nga salla ku u mbajt takimi si provë që vërtëton pikërisht këtë gjë.

Më poshtë deklarata e plotë e PS Gjirokastër:

“Rasti i denoncuar në Emisionin “Stop” në TV Klan, për dhunë gjatë takimit të kandidatëve të PS Gjirokastër me emigrantët është plotësisht i pavërtetë dhe sajesë e ulët.

Takimi ka qenë krejtësisht i qetë, madje ka vijuar miqësisht edhe jashtë sallës.

Ka pasur vetëm një çast kur zonjë, fatkeqësisht e përdorur dhe e shfrytëzuar nga persona që synojnë të përfitojnë prej personave në nevojë, ka tentuar të tensionojë mbledhjen. Zonja në fjalë është lejuar të ngrejë të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e saj dhe më pas diskutimi ka vijuar normalisht mes emigrantëve të tjerë.

Çdo deklaratë dhe denoncim për çdo formë dhune ndaj saj është shpifje dhe insinuatë me prapaskena politike zgjedhore. Shprehim keqardhje që zonja ka shkelur dinjitetin e saj duke dhënë deklarata të pavërteta.

Nga ana tjetër, duke vlerësuar emisionin “Stop” dhe pavarësine e medias, shprehim keqardhje që në rastin e denoncuar nuk ështe respektuar as minimumi i standardit profesional duke mos kërkuar asnjë reagim nga ana e personave te akuzuar.

Per të vërtetuar se gjithçka e denoncuar është thjesht shpifje, mund të vëme në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit, që tregojnë një takim pa tensione, me pjesëmarrje të lartë dhe mbështetje ndaj kandidatëve PS, të cilët nuk ishin aspak te shoqëruar nga asnjë person tjetër përveç vetëvetes.

Por takimi i ngrohtë i kandidatëve te Partisë Socialiste me emigrantët në Athinë duket se kaprekur interesa të personave që janë gati të paguajnë e të përdorin këdo për të shpifur dhe shpikur akte dhune e informacione të paqena duke besuar se këto lojra do t’i shpëtojnë nga humbja e thellë në 25 Qershor!”

7 komente në “Pas akuzave të “STOP”, reagon PS: Trillim i personave të përdorur nga të frikësuarit e humbjes në 25 Qershor”

  1. Alban Dega says:

    Fakte dhe mendime

    KU HUMBI QETESIA DHE DASHURIA !?

    – Vate edhe fytyra… Po te pakten shpetoni trurin… mendjen ! Ebola dhe kanceri !?
    – Zot ruajna mendet e krese !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po behen qesharake…. Po behen edhe me mistrece se ata femijet e keqinj qe sapo zihen me shoqi- shoqin nuk lene gje pa thene e sajuar kunder njeri- tjetrit.
    Ia prune ne maje te hundes Edi Rames !
    E vune midis murit dhe shpates !
    Ju shpifen si arrogant kur te tjeret e kercenonin me guerilje e Motolotove ala Chegevara, me pjekje ne hell e hedhje ne Lane !
    Ata nuk ishin arrogantet as ultimatumdhenesit. Ata ishin “paqesore” 24 karat terroriste!
    Sapo zbatoi ultimatumim me qetesi e dashuri iu versulen duke e vendosur midis shpatave te tyre dhe murit te Cadres se Berishes!
    Shkurt: hyp se te vrava.. zbrit se te preva !
    Bakllavane per vete !
    Krundet Edi Rames !
    Sukseset LSI-se !
    Deshtimet PS-se !
    Derisa i erdhi fundi
    Qetesi – dashurise !
    Le te flasin faktet e gjalla :
    LSI ka drejtuar politikisht Ministrine e Bujqesise per vite te tera. Ishte qeveria e bujqesise…
    Krejt fajin per deshtimet ia hedhin qeverise se Edi Rames… Kam pase respekt qe ne rini per ministrin Panariti deri kur lexova alarmin per rrezikimin e djegjes se miliona eurove grante e investime te BE-se per bujqesine shqiptare.
    Fshikullimi me fakte konkrete i Erion Braces per kusarine bujqesore me tronditi jo vetem mua besoj !
    Kane pasur Ministrin e Drejtesise po per vite… Per ministrin e pare Nacon kisha degjuar histori korrupsioni e zhvatjeje nga vete goja e viktimave te tij pasi u be edhe para se te behej kryeprokuror i Durresit .
    E pasoi Ylli Manjani… Me shume analist kritik e pergjues verimash celesi hotelesh bashke me Eskobarin Balili po i LSI-se se sa minister i Drejtesise. Votues i devotshem e cbllokues i cdo vendimi per emerime e gradime ala Gjin Gjon Plepave te rinj nga Keshilli i Larte e Drejtesise dhe Bujar Nishanit ndersa degdiste nga Konispoli ne Vermosh magjistrate me rezultate te shkelqyera e te pakorruptuar!
    Shume me poshte se Komitetet Ekzekutive te ish- diktatures qe i fshikulloi ne menyren me idote te mundshme !
    Paten qeverisjen e postave me mbi 2 500 veta, domethene vota, sic i kane pare e sic shohin…. Fajin prape e ka Rama !
    Kishin qeverisjen e e burgjeve, me mijera vota ! Ua vodhen edhe ushqimin! Mire ua bene se te gjithe votonin per Berishen dhe LSI-ne !
    Paten … 35 per qind te pushtetit dhe rubinetat e parase me Berishen me vetem rreth 6 per qind te votave nga 2009 e deri ne 2013.
    U rriten ne mbi 10 per qind te votave dhe moren mbi 40 per qind te pushtetit dhe pushtetit me qeverisjen, ku kishte me shume para e me shume vota.
    Tani , meritat per cdo arritje te qeverise reformatore Rama- Meta i mbajne per vete!
    Te gjitha fajet e mekatet per cdo mosarritje i paska PS-ja e Rama !
    Po si paskan pranuar te bashkeqeverisin me nje te droguar qelibaret e Flori Meta !?
    Po si paskan votuar per nje te droguar kryetari i Kuvendit e deputetet e tij qe nuk po lene gje pa thene e rrufe pa leshuar kunder Rames !?
    Deri edhe Ebola e quajti Edi Ramen bashke kryetari i koalicionit.
    Nese Rama eshte Ebola bashkekryetari i aleanes eshte kanceri i saj !
    Eshte I vetmi krye politikan shqiptar i kapur ne flagrance me ze e figure jo nga Edi Tama as nga Sali Berisha, jo nga Gramoz Ruci as Lulezim Basha, jo nga Saimir Tahiri as nga Spartak Ngjela…. por nga zevendesi i tij ne LSI dhe ne qeveri Dritan Prifti… ne nje afere 700 000 euroshe vetem me nje dore!
    E per cdo shoqeri e Shtetit korrupsioni nuk eshte Ebola… Eshte kanceri i tyre.
    Ndryshimi!?
    Ebola eshte e sherueshme.
    Kanceri eshte i kurueshem por jo i sherueshem.
    Cfare ndodhi tani qe u doli Rakia e Skraparit apo Hashashi Lazaratit!?
    Cfare i shtyu qe te vajtojne Daden e Leskajn pse u hoqen nga listat!?
    Rrahin gjoksin e mburren si Partia me rinore ( Bravo e madhe megjithe zemer ) e akuzojne kreyaleatin dhe kyrqeveritarin tuaj pse hoqi dy te moshuara nga listat e 25 qershorit !
    Bir Selman Nenes ke te qaje me pare !
    Vetes cupulina … Rames pleq qyqare !
    Mos valle nje deputet duhet tia kaloje edhe Enver Hoxhes ne karriken e deputetit te perjetshem ?
    Apo shpif e trillo… perca e sundo !?
    Nderkohe 90 per qind e aferave korruptive qevritare te zbuluara e goditura ligjerisht gjate tete vjeteve te fundit kane per autore perfaqesues te te gjitha hallkave qeverisese dhe udheheqese te LSI-se
    Mire qe e humben dhe hodhen ne kosh plehrash kaq shpejt qetesine dhe dashurine … !?
    Por , te ruajne te pakten fytyren!!! Jo vetem ate por edhe trurin e produktin e tij kryesor, mendjen !
    Mbaj mend qe i vogel se gjyshi dhe gjyshja sa shtriheshin per te fjetur i luteshin Zotit :
    – O Zot i madh ruajnaj mendet e krese !
    Nuk luteshin as per para dhe as per vota !
    Kjo eshte edhe lutja ime jo vetem njerezore por edhe me vellazerore edhe per vellezerit e motrat e LSI-se…
    Po te humbim pushtet e para… gjithcka ne jete pervec trurit eshte fatkeqesi… Por e kemi shansin dhe pervojen ti ribejme te gjitha nga e para perseri.
    Po te humbasim vetem trurin, mendjen atehere nuk na duhen as miliardat e Bill Gejtsit as pushteti i Donald Trampit !
    Atehere kemi shkuar per lesh ! Nuk jemi ne gjendje te shkruajme as dy fjale :
    Lajmerim Vdekjeje !
    Atehere kemi pesuar vdekjen me te keqe e me te llahtarshme: vdekjen per se gjalli !
    Kjo do te ishte tragjedi e lemeri njekohesisht !
    E mos harroni se te gjitha gjallesat e kesaj Bote nje dite do te vdesim..
    E kam provuar tri here vdekjen fizike! U riktheva mbrapa… Nuk ishte aq e keqe e as aq e frikshme !
    E ne kete mengjez me nje qiell Kristal e det blu perballe me Diellin ne krahun e zemres dhe Henen ne krahun e shpates i lutem Zotit:
    – O Zot, ruajna mendet e krese mua e cdo shqiptari, cdo njeriu kudo ne Bote, se pari politikaneve !
    Amin !

    SHENIM : E ritheksoj se midis Ilir Metes dhe Edi Rames e kam pasur me mik Ilir Meten, por
    E kam mik Ilir Meten, por kam edhe me mik te verteten !
    Kopjim i shprehjes filozofike mieravjecare greke:
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Vec ne shqip edhe rimon !
    Ah sa e pasur eshte kjo gjuha jone shqipe qe po e varferojme e sakatojme aq egersisht me paditurine tone pa skaj …
    Cfare mekati !?

  2. kozmo says:

    CDO MENDJE NJERZORE E KUPTON ,QARTE DHE PASTER QE ISHTE NJE SHPIFJE E SAJUAR ,PER INTERESA POLITIKE . FELLIQESIRAT NUK DO TE KENE SHANCE TE FITOJNE .
    GENTI I STOPIT DUHET TE MYLLI HALEN E TIJ .SEPSE ESHTE NE KONFLIKT INTERESI .
    PS ESHTE FORCE E PARE, E PANDALUR !!!!!!

  3. ilir says:

    Em,isioni stop i te gjefpaguarve, kandidate per deputet eshte kthyer ne nje emision shantazhi dhe fitimprurje per ata qe e inspirojne.
    Kush merret me keto emisione ne shqiperi se i dhimset populli? Poi a e ka vrar mendien njeri qe ky emision i takon Tv pronarf i te cilit eshte njeriu me i perfolur i medjave. Le te beje Stopi nje invenstigim pikerisht per shefin e tij dhe pastaj te merret merret me mbrockulla.
    A e dini sa TV e bejne kete gje ne shqiperi dhe pse. Eshte fitimprures dhe xhvates.

  4. Xen deledashi says:

    Hidhini ne gjygj per shpifje !

  5. Feniks says:

    E keni bere boze futjen e reklames se PS ne mes te shkrimit sa na keni irrituar shume.Me kete veprim po beni antireklame.

  6. Kris says:

    Nuk ka nevoje ! Vete Saimiri eshte deshmitar e asaj qe ka ndodhur! Pasi fali decoder per votuesit e tij dhe pasi harboi hu me hu si laraskat!

  7. lani says:

    Nje verejtje per organiozatoret e takimeve te PS-se me emigrantet ne Athine.Une qe po ju shkruaj jam ne Athine emigrant dhe sa here jane bere te tilla takime nuk kam marre vesh per daten e oren apo vendin e takimit,sepse organizatoret nuk nxjerrin ndonje njoftim ne shtyp apo televizion.Nuk e di se si i bejne lajmerimet.Kete e marrim vesh me vone nepermjet shkrimeve ne gazetat shqiptare dhe televizionit shqiptar.Megjithate une u uroj suksese ne zgjedhje por mire do te ishte qe te permiresohet organizimi i ketyre takimeve dhe te zgjerohet numuri i pjesemarresve,me nje skeme me te mire lajmerimi.Kam pyetur per nje problem pensioni te shqiptareve dy kryetare te shoqatave shqiptare,nje te Athines dhe nje te Atikis me me cuditi pergjigja e tyre se ata nuk merreshin me kete problem.Po me se merren ata qe t’a marrim vesh?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje