Nuk mund ta mendoja kurrë që pas 27 vjetësh pluralizëm ta shtroja në këtë mënyrë pyetjen që shoqëron zgjedhjet e 25 qershorit. Atëherë dukej e lehtë zgjidhja dhe u bë e qartë pas 10 ditësh të shpalljes së pluralizmit se kau që ishte i predispozuar për ta tërhequr parmendën dukej Berisha.
Natyrisht, në një situatë të qetë, çështja do të duhej të ishte zgjdhur ndryshe. Një tip si Berisha që thërriste fort rrugëve të atdheut sot, zor se do t’i kishte marrë 4 apo 5 për qind.
Kthesa e butë, pavarësisht regjimit të tmerrshëm të Lindjes komuniste, kërkonte njerëz më të butë dhe të arsyeshëm. Po a kishte realisht dhe pse nuk dolën dot në skenë?
Regjimi kishte dhënë shpirt, po bashkë me të edhe populli, dhe akoma më shumë intelektualët. Të mbetur pa pronë private dhe vetëm me lekët e 15-ditëshit, thuajse asnjërit nuk i vinte mendja për pushtet. Ishin të gjithë brenda parimit të Prudonit, që e mbaronte librin e tij të njohur ‘Filozofia e mjerimit” me frazën “Të shpëtojë kush të mundet”.
Megjithëse vendi ishte shumë më i arsimuar se momenti i shpalljes së pavarësisë për shkak të situatës ekonomike, nuk bënte dot realisht asnjë rezistencë ndaj të keqes.
Iu luta në një moment të caktuar të atyre kohëve Berishës, që të përpiqej të vinim në krye të vendit një njeri të tipit Jusuf Vrioni. Kishte mbaruar një shkollë të klasit të lartë, më duket école supérieure në Francë dhe me siguri mendoja, po ta linin të bënte një kabinet, do të na lehtësonte një barrë… Berisha ishte dakord që t’i propozohej për deputet… çka plaku i mençur nuk e pranoi.
A jemi në situatën e atyre viteve prapë dhe a nuk duket e habitshme pas 27 viteve pluralizëm ta shtrojmë pyetjen thjesht: “Kush është kau që duhet ta tërheqë parmendën e Shqipërisë”? Vërtet kemi ngelur aq keq sa përsëri si para shumë vjetësh, ta kërkojmë shpresën e ringritjes te një njeri i vetëm? Si adhurues i Bazakut dhe individualist, unë i besoj shprehjes së tij legjendare se “Ligji del nga truri i zgjuar i një njeriu gjenial dhe jo nga mendjet e nëntëqind njerëzve që e turbullojnë atë”. Shprehja i përket mendimit intelektual apo shkencor dhe jo situatës normale për udhëheqjen e vendit.
Po çështja është më e ngatërruar dhe vendi në disa drejtime është më keq se në 90-n. Dhe ky paradoks është i thjeshtë dhe mund të thuhet edhe me një fjali. Kemi hedhur keq themelet e vendit dhe kjo do të bëjë që të vuajmë gjithnjë e më shumë, edhe kur të gjejmë rrugën e drejtë. Gabimet e djeshme duhen paguar, në mos sot, nesër.
Kur kritizerët e Ramës thonë se sipas sondazheve të njohura gati 56 për qind e popullsisë kërkon të ikë, unë nuk mendoj se gënjejnë. Po ajo që ata nuk thonë saktë është, pse duan të ikin? A është vërtet ky katërvjeçar i Ramës më i keqi, apo do të vuajmë tani më shumë se më parë, për të ndrequr budallallëqet e shkuara?
Ç’do të thotë që për njëzet e pesë vjet të mos kesh rregulluar problemin e pronës, po të fillosh t’i lutesh tani Strasburgut që të na e shtyjë edhe ca kohë pagimin e borxheve pronarëve të dikurshëm?
Ç’do të thotë që kadastra e tokës nuk ekziston realisht? Ç’do të thotë që arsimi profesional për njëzet e pesë vjet është nëpërkëmbur dhe është zëvëndësuar me universitete që Noli i emëronte dikur me tallje në librin e tij Don Kishoti i Mançës si unversitete të Domosdovës apo të Rrogozhinës?
Do të thotë thjesht që shqiptarët të punojnë në fason apo call center me paga mesjetare dhe në mungesë të prodhimit kombëtar bujqësor, për shkak të mjerimit të fshatarit, të mos jenë në gjendje të paguajnë atë mall ushqimor gjysmë të kalbur që vjen nga jashtë.
Po ç’do të thotë që ato mijëra e mijëra shtëpi që kanë zënë veç të tjerave tokën bujqësore, të mos jenë në gjendje të paguajnë taksën e pronës nesër apo të sigurojnë paratë për ujin, energjinë apo riparimin e tyre.
Mithat Frashëri shkruante dikur se nuk duhej të ngrije një fshat pa qenë 250 shtëpi bashkë që të ndanin harxhet, se ndryshe nuk kishte rentabilitet si fshat dhe ai do të zhdukej si i tillë.
Po kaq sa u tha, ndoshta është maja e ajsbergut. Vendi është totalisht në gjunjë dhe i mungojnë sindikatat. Shtresa e lartë që do të duhej të investonte, ka kohë që ka investuar jo në prioritete që shtrojnë shinat e Strategjisë Kombëtare, por në qendra tregtare, kafenera, pika karburanti, ndërtime pa vlerë etj. Kjo klasë, në shumicën e saj, është, në një pikëpamje, më e varfër se vetë fshatari i varfër. Ajo rron në shumicën e rasteve duke iu ngjitur partive nga prapa më shumë për të shpëtuar lëkurën, sesa si partnere reale e qeverisë.
Klasa e mesme thuajse mungon dhe nuk ka asnjë arsye pse të çuditemi pse 56 për qind e njerëzisë duan të ikin nga sytë këmbët.
Po përpara se t’i japim përgjigje se cili është kau që duhet të tërheqë parmendën, mund të themi edhe kështu. Nëse vërtet vendosim të vëmë rregull, Shqipëria i ngjan një vendi që sapo ka dalë nga lufta dhe në luftë luhet për mbijetesë. Aty nuk vihen re mungesat që duken menjëherë sa vendoset paqja.
Rama që e mori këtë parmendë në 2013, e pa shpejt këtë rrëmujën e mësipërme. Nuk ishte puna në ato paratë që duheshin paguar për punë të pambaruara. Po duheshin bërë ato rrugë të lëna gjysmë andej këndej nëpër atdhe. Çfarë duhej bërë me sistemin energjitik, që kishte mbaruar përfundimisht? Çfarë duhej bërë realisht me pronën? Ç’duhej bërë realisht me arsimin universitar apo atë profesional? Ç’duhej bërë me legalizimet? Dhe më në fund, sa mbante realisht kurrizi i popullsisë që në kushte të mbijetesës ishte si në një gjendje lufte të pandërprerë, megjithëse asnjë armik nuk kishte në kufi?
Sa thashë më lart përcaktojnë atë gjendjen e tmerrshme, që në fakt në shumë drejtime është më e keqe se e 90-s. Kjo gjendje bëhet akoma më e keqe kur e dimë mirë se emigrantët nuk janë më ata të parët, kur pyjet i kemi prerë dhe tokat i përmbysim thuajse çdo vit.
Kush duhet ta tërheqë parmendën e Shqipërisë?
Populli duhet të zgjedhë për Ramën, Metën apo Bashën më 25 qershor?
Pyetja është e thjeshtë. Kush e ka këtë fuqi nga përfaqësuesit e këtyre tri partive?
Për mua përgjgjja do të ishte kjo.
Parmendën e Shqipërisë duhet ta tërheqë ai që tregon se është në gjendje të bëjë reforma. Së pari, atë të drejtësisë. Së dyti, ta shpjerë me forcë deri në fund atë të territorit. Së treti, atë të pronësisë reale mbi tokën. Së katërti, atë të arsimit profesional dhe universitar. Dhe së fundi, por jo nga rëndësia, reformën kushtetuese.
Shakatë që partitë e ndryshme theksojnë se do hapin kaq e aq vende pune, nuk ndryshojnë asgjë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të shpresojë në fasonë e call center. Nuk mund të vazhdojë të shpresojë se do luajë një politikë taksash më të lehta etj., si këto. Këtu është provuar si taksa e sheshtë dhe ajo progresive. Vendi nuk është punë numrash. Vendi kërkon caktimin e prioriteve kombëtare që duhet të ndiqen me riogorizitet për të mos thënë me hekur dhe zjarr.
Vendi nuk mund të rrojë me histori partiçkash që ndajnë vendet e punës në admnistratë, duke u bërë burim jo vetëm nepotizmi, por dhe pengesash të pafundme në rrugën që çon përpara.
Kush është kau që do të tërheqë parmendën e Shqipërisë?
Kolosi i madh Konica thotë se për këtë duhen njerëz të hekurt, që çajnë përpara me forcë dhe ndonjëherë nuk arrijnë të shijojnë lavdinë, se bien të vdekur nga lodhja me arritjen e qëllimit.
Kjo është çështja më 25 qershor? Për mua këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të historisë së pluralizmit. Nuk është aspak punë tepsie a timoni. Është puna e kaut që duhet të tërheqë një parmendë të rëndë, që mund t’ia këpusë qafën rrugës.
Kë do të zgjedhim?
Këtë e di populli më mirë nga unë. Vetë do të pyesja lexuesit se kush e ka më të qartë rrugën që duhet çarë e pluguar pa pyetur për pushtetin, por vetëm për shtetin.(Konica.al)
Cili është kau që tërheq parmendën e Shqipërisë!
I nderuar Zoti Nazarko!
Asahtu sikur edhe ju thoni situata eshte shume me e veshtire se ne vitin 1990. Por sipas mendimit tim te gjitha ato reforma nuk jane bere jo se nuk kishim kaun e duhur per te terhequr parmenden por sepse nje grup i caktuar njerezish qe moren pushtetin ne ato vite kishin si qellim shkaterrimin e Shqiperise. Dhe urdherat i merrnin ne Kancelarite e Serbise e te Greqise.
Sot shqiptaret duhet te zgjedhin ata qe ne mendje dhe zemer kane interesat kombetare te Shqiperise. Jam dakort qe nuk behet fjale per ulje apo ngritje taksash por per rregullimin e themeleve te Shtetit shqiptar dhe fillimin e ngritjes se ngrehines se institucioneve qe u sherbejne qytetareve te ketij vendi te bekuar nga Zoti por ter keq adminsturar per gati 80 vjet.
Shqiptare hapni syt dhe i dergoni ne arkivat e historise politileshet qe na kane marr frymen per 25 vjet.
Respekte e Gezuar Bajramin e Madh!
Zoti i bekofte shqiptaret se Shqiperine e ka bekuar me kohe!
Pertej gazit,perndryshe te pashmangshem,qe te ngjallin fjalet,shprehjet dhe batutat e mykura te marre nga jeta bukolike,por edhe stili i tij qesharak i te shkruarit,tipik socrealist – pertej gjithe ketyre pra,eshte interesante te themi edhe se kush i thote.
Nazarkua ka qene me biografi te keqe ne kohen e diktature.Ka qene,pra,i persekutuar.Keshtu,te pakten,e kam degjuar vete te thote sa e sa here.
Nazarkua flet edhe ne dialekt.
Edhe pse e ka te lehte,si cdo toske te flase mire e bukur e pa asnje problem(nga ato te shumtit qe mund t’i kete nje verior,qofte edhe per shkak te ushtrimit te ndryshem te muskujve te gojes),Nazarkua prapeseprape flet ne dialekt.
Po flasim per Nazarkon e madh,Shpetimin,se ai i vogli,Mentori,flet standardin per mrekulli.
Pra,e ben me qellim.
Por,pse?!
Nuk mund te them me siguri,se pse;megjithate,duke pare angazhimin e tij publik,anesine e tij politike dhe targetin grupin politik-social -krahinor qe i drejtohet me shkrimet e tija,kam pershtypjen se e ben per t’i thene ketij : une jam nje nga ju,jetoj ne Tirane,ne Kryeqytet,jam analist i njohur,di shume gjera qe behen ketej,prandaj,me degjoni se c’them…
Dhe,nuk eshte vetem Nazarkua qe e ben nje “hile” te tille.Shume analiste te socialistes e bejne,ne menyren e tyre,ne mos ne kete te Nazarkos.Jane shume krahinor socialistat.
Por,ajo qe te intrigon,ka te beje me faktin,se ky tip ,duke qene sic thote edhe vete i persekutuar,me siguri qe gjate kohes e persekutimit nga ka qene i lecitur,i perbuzur, ne mos i fyer,share e peshtyre,pikerisht nga kjo turme,se ciles,sot po i ben thirrje te shtrengoje radhet dhe te votoje socialistat…!!!
Me te vertete qe eshte shume intrigues ky fenomen i cuditshem: nje i persekutuar qe ka marre pozen e ish-persekutoreve te vet ,ne kohen e komunizmit kur nxisnin turmen per ta lincuar … per te nxitur vete ai tashme,po kete turme qe e pat lecitur dikur,qe te shtrengojne radhet dhe te tregojne besnikeri bash ndaj bijve te persekutoreve…!!!
Nuk eshte vetem Nazarkua,eshte edhe Ngjela,ka edhe te tjere,per fat te keq,nuk jane pak,qe e ushtrojne nje zeje te tilla kaq perverse.
Mendoj qe,ketij gjytrymit Nazarkos,nuk ia kan mbrehur parmenden ashtu sic duhet ne kohen e persekucjonit,se nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo mirenjohje per lecitesit.
more djale a vaje ca je ti, pse harxhon kohe nga dita jote per te bere nje (pseudo) analize per autorin dhe jo per cka thote. kundershtoje ose jep menim ndryshe ama per temat qe ai shkruan e jo cka esht ai, nga vjen ai..etj.
eshte shume e dhimbshme vertet qe biem shpesh ne keto gracka filozofile. flm
Skypion,nuk e di nese je shqupist shkupist apo pastrues halesh pir nuk lexova asnjehere nje koment tendin te jete praktik,as ateher kur ti mbeshtet sal karaxhicin apo gjithe anti-shqiptaret e tjere pasi i perket te njejtit llum.Do doja te dija nese i ke te rrenjosura ne ekzistencen tende keto parime apo e di se cfare thua pir i thua per ti thene qe te intrrigosh.Mua me dukesh prototip komunist ne sherbim te komunisteve ku nuk ben pjese Rama apo Nazarko etj.Po e le pergjys mendimin tim te plote pasi nuk ia vlen ti te te perkushtoj minutat..ik bej shurren ne ndonje pus dhe lirohu shpellar
Eshte Artan Hoxha spiuni analist i OPINIONIT te Fevziut qe u propozua per president dhe u shkarkua per 20 minuta se ishte spiun.
pergjigja eshte me se e qarte, Kau ne kete rast eshte RAMA me njerezit e punotore te PS-se, komentet e tjera sot jane nul. Votoni per Edi Ramen, dhe keni votuar per nje Shqiperi shume me te mire, dhe per femijet tane te rriten ne nje vend shume me te bukur,
Te ikesh ne emigracion sot, eshte ti besh varrin vetes tende, nuk eshte kohe emigracioini sot, eshte jete qeni ne perendim, do punosh dhe vetem do punosh ne te zeze apo lgal por nuk shikon tjeter gje, vetem pune dhe do paguash taksa sa te cuditesh, ?
Votoni Edi Ramen qe mos te na shkoj neser mendja te ikim ne emigracion, Shqiperia eshte vend i bukur, do udheheqes puntore dhe ai eshte Edi Rama !
I lexoi shkrimet e Nazarkos me kujdes, me pelqejne ne shumicen e tyre dhe I vlersoi si leksione per nje grup gazetaresh te tipit Shkullaku.
Edhe shkrimi I sotem me pelqeu , analize e mencur dhe e dobishme. Bravo!
Nuk do linja kete shenim nese nuk do kisha nje keshille . Duhej te ishte shkruar me pare, te pakten te henen.
Edhe njehere faleminderit Nazarko!
Duhet te mblidheshin militantet e te gjithe partive ,plus indiferentet dhe tua lexonin 100 here kete artikull sot ,nje dite perpara zgjedhjeve ….Dhe shqiptaret le te zgjidhnin,perparimin apo regresin,jeten apo vdekjen ,te mbeturt shqiptar apo arratisjen syrgjynosjen,te ardhmen e femijeve apo shkaterrimin edhe te varreve,.Nuk jam adhurues i Rames,do te me pelqente nje politikan i tipit Korbyn…..Sanders,por Shqiperia nuk eshte as GB,as SHBA….dhe ne kete moment nuk ka tjeter veç tij ….Ne potencial ka te rinj ,nuk po permend emra ,por duke degjuar me vemendje disa foles ne mitingjet permbyllese te PS …nuk di pse ndjeva nje krenari dhe simpati logjike per disa prej tyre ,te motivuar ,te qarte ,te kulturuar ,…..Pa rene ne keshilla idiote…do te deshiroja te shikoja Nazarkon ,kete kundershtar te hereshem te idhullit tim shahistik Muco,ne grupin e keshilltareve te ardheshem te Rames ,,,gjithmone me bindje se merr mbi 71 deputete….Nga te paktet qe e ka kuptuar se nje vend pa industri dhe bujqesi moderne eshte i destinuar te mbetet gjithmone nje vend primitiv ,i varfer ,pa te ardhme ….Nje vend pa arsim ,pa kundetpushtete sidomos pa sindikata ,eshte nje vend i botes se trete…Nje vend pa drejtesi te pavarur ,nuk eshte nje vend ,eshte nje hapsire e coroditur anarkike ,Nje vend pa nje administrate te pavarur ,eshte nje vend ku… lufta e klasave…ne termin klasik eshte me e eger se ne periudhen para pluralizmit,nga pikpamja sociale…
Nazarko
Nuk dua te komentoj artikullin, sepse nuk ka nevojë për koment. Komenti im vetem mund ta prishë.
Mund te them vetem qe figura jote si intelektual rritet Pas çdo shkrimi qe bën.
Eshte turp që lapangjoze dhe medioker si Fevziu kane me shumë hapesire mediatike se sa intelektuale te pavarur si ju.
Eshte meritë e jotja personale që duke menduar trajtimin qe te bëri regjimi komunist, ti arrite te ruash ballancen në qëndrimin tënd prej Intelektuali dhe te mos bije pre e joshjeve te ndyra te viteve 90.
Nderime.
Te ben pershtypje ky njeri me te foluren e thjesht, shqip. Sipas meje, do te teren Shqiperine dhe jo pjesen, partine. Eshte nje NJERI qe i flet zemra e jo buzet dhe xhepi. Te admiroj Nazarko! Faleminderit!
Sakt! Kesaj I thone ti thuash gjerat sic jane dhe te kapesh pas thelbesores. Eshte qeverisur keq e me amatorizem, jemi sorollatur e kemi humbur kohe. Mendoj se Berisha e Meta duhet ti thone lamtumire politikes. Kurse Rama te vazhdoje idete dhe punet qe ka nisur.
Z. Nazarko ju duket “reformator” nje kryeministrer qe ne nje vend pothuaj pa shtrese te mesme aplikon taksen 23 % mbi rrogat e kesaj shtrese dhe thote qe do bej dividendin (te ardhuren nga investimet ne kompani te shtreses se pasur) 6%?!!!! Ju duket reformator kur thote qe bazat e shtetit jane uniformat e policise dhe sheshet dhe jo administrata publike?!!! E keshtu me rradhe se ka pafund … i vetmi avantazh qe ka ky kau yt eshte se te tjeret jane qe te ngordhura dhe qelben ere
Si gjithmone ne shkrimet e zotit Nazarko shfaqet sofia e tij.Fartkeqesia eshte qe jo pak nga votuesit nuk kane aresimin edhe nivelin e duhur te merren e te lexojne keto shkrime te shkelqyera.Biles ka dhe nga ata qe megjithese jane me shkolle kane ngjites ne tru dhe vazhdojne t’u bejne fresk kryetareve te atyre partive qe jane shkaktare dhe pergjegjese ,kush me shume e kush me pak per hedhjen e ketyre themeleve te shtrembera te shtetit tone.Dhe kjo ka aresyet e saj,sepse shume prej tyre shikojne xhepin e tyre,karieren e tyre ose jane te formuar perseprapthi nga vete natyra,nga geni i tyre dhe cfaredo qe t’u thuash ata prape fyellit ne nje vend do t’i bien.Sa per kryetaret e partive eshte histori tjeter.Psh Lyli e di shume mire aresyen e gjendjes, qofte ajo politike,ekonomike,shoqerore etj.Por ai ka ngrene njer luge corbe te prishur para shume vitesh,keshtuqe e ka vendosur t’i shkoje deri ne fund rruges se tij destruktive.Premton qiellin e detin,ben te ndershmin kur i ka shpetuar drejtesise me raport mjekesor si dhe Medi gerdeci me mandatin e deputetit,te mbrojtur nga padrinua i PD-se per qellimet e tij te zeza. Do te behet kryeminister kur s’eshte i zoti te kumandoje dhe nje kjub bilardoje ose nje parkim makinash.C’ti thuash.Qe ka vjedhur parate e rruges se kombit?Qe ka vrare njerez ne bulevard si minister i brfendshem ne 21 janar bashke me kavjen e demokratikeve? Qe vodhi mandatin e kryetarit te bashkise se tiranes diten ne diell,ne prani te mediave vendase e nderkombetare dhe te ambasadoreve te huaj?Qe fjeti gjume ne bashki per kater vjete?Qe dhe per te bere shurren duhet te ngrere telefonin dhe te marre leje nga padrinua?Qe ne cfaredo zgjedhje qe jane bere s’ka fituar asnjehere se nuk e votojne as njerezit e tioj familjare pa le me gjitonet?C’te themi me per Belulin,doni me?Te vijme te likja i floririt.Iku nga PS-ja per qejfmbetjet e tij,sepse karrikja i dukej e vogel.Nuk ka punuar asnje dite,se nga bangat e shkolles u ngjit me mastic ne politike dhe beri particken e tij duke bere me marifet e llogari aleanca here majtas e here djathtas dhe duke u bashkengjitur ne pushtet e duke rrembyer copa pushteti me te medha nga sa i takonte ne baze te perqindjes se partise se tij.E rriti perqindjen nga 3-4% ne 8-13% duke e votuar demokratet para 13-tes dhe socialistet e aleatet e tyre pas 13-tes.Atyre qe vendos neper punera e detyra u merr(me pelqimin apo detyrimin e tyre)perqindje te pages se tyre dhe eshte e vetmja parti qe e ben ne menyre sistematike e te organizuar kete.Duke mesuar nga pervoja e padrinos,dashnorit te tij politik,ka filluar te shperndaje zarfa me leke,te mbledhe kartat e identitetit te atyre qe i genjen se do i vere ne pune ketu apo atje,sic edhe jane ekspozuar ne shtyp dhe nga ana tjeter ankohet publikisht dhe ben thirrje per zgjedhje te lira,ose per cenim te tyre nga PS-ja.Si kameleon hedh gurin e fsheh doren si ne rastin e reformes ne drejtesi dhe te cadres,kur takohej naten me lulin dhe i premtonte duke e nxitur te mos dilte nga cadra…dhe nga ana tjeter i bente presjon Edi Rames per qeverri tekniko-besimi e te tjera marifete te tij.Organizon venie eksplozivi ne qendren e tij elektorale,per te akuzuar Edi Ramen dhe per te patur gjoja material per incidente zgjedhore…Qe eshte hajdut,eshte shalqi me prove,me ze dhe figure,por e mbrojti qoftelargu,ndaj dhe ai e le ate ta shndrroje parlamentin ne salle estrade.Eshte zgjedhur president,por sillet si kryetar i leshelise dhe ben fushate elektorale.Ofendon publikisht kryeministrin,brenda e jashte vendit,ashtu sic nuk e bejne dhe ekstremistet e cfaredo lloji.Si maline e bute asnjehere nuk ka kritikuar ndonje gje nga bashkeqeverrisja e tij me padrinon e PD-se,sepse ka “bese” ashtu sic kane bese dhe kriminelet,per te mos treguar per te tjeret kur kapen me presh ne duar.Beri cmos te hiqte Saimir Tahirin nga minister i brendshem dhe tani ai,e shoqja etj e sulmojne e shpifin per te gjithe diten.Do te dale dhe force e pare pale!Eshte me difekt te lindur si duket ose me vilen qe ka bere disamilioneshe,me librezat qe ka mbushur plot dhe me karriget qe i ka nderruar si i paudhi nuk kenaqet dhe do t’i nxjerre uje te zi ketij shteti e ketij vendi.Pasuria e tij nuk justifikohet,por miku i tij prokurori i vendit eshte i kapur prej tij,se sic thame,per intriga dhe shantazhe eshte numuri nje,s’ka te dyte si ky lamash,qe nuk e di por me duket se do iki Nishani me-pa mustaqe dhe do vije likja me tepsi dhe xhep te shpuar,qe do vazhdimisht para,para,paraaaaa dhe tipote allo.Pra kush do e terheqe parmenden?Populli e di kete dhe si te thote ai neser do behet.Ishallah na dalte per mbare.
Nje shkrim brilant qe perpiqet ta felliqe i felliquri Skypion…
Mero,shume ja ke zgjatur hundet ketij psikopati…
ore kolege komentues,e dini ju kush eshte ky “skypioni”,sepse ose eshte salihu ose nuk do kete me bythqir e te degjeneruar se ai.Mundet te jete dhe kriminel ose avokat i tyre,se s’ka mundesi qe dite per dite del si lango pazari dhe i ben fredsk sales,lylit e partise me demek demokratikase,qe eshte nje kopmleks ne shumice te madhe klub te degjeneruarish e spiunedsh te vjegter e te rinj. Kur shoh emrin e tij me vjen per te vjelle,te tilla ndryresira e idiotesira,gjera jashte nje llogjike normale shkruan.
Mendova te njejten gje.Me duket si sali serbi apo ndonhe administrator i tij.Thelle ne cdo shkrim,nuk mundet te fshehe komunizmin,cinizmin dhe urrejtjen ndaj cdo gjeje reale dhe te bukur.Veti e saliut
Pe fat te keq eshte gjendja reale e vendit pas 27 viteve anarshi ne politiken ekonomike te zhvillimit te shqiperise.Nje baze ekonomike e shendoshe dhe stabile ne zhvillimin dhe shfrytezimin shkencor te pasurive tone paresore kombetare si dhe shfrytezimi me efikasitet I burimeve te tjera qeofron ekonomia e lire e tregut, e mbeshtetur nga nje shtet ligjor I vertet dhe nje system edukimi arsimor serjoz bashkekohor do te duhei ne fakt te ishte ay kau I forte qe do terhiqte shqiperine gjate ketyre tre dekadave te fundit.Per fat te keq me dashje apo nga padija kejo nukndodhi te ne ,por u zgjodh rruga e zhvillimit spontan ,rruga e te fortit , kush e kush te zhvaste nje cope nga shqiperia e drobitur , dhe tani duhet qe gjithcka beme keq ta prishim qe pastaj ta bejme mire…A do gjendet tashme nje ka I forte per te zhbere ate qe u be aqkeq?..kejo eshte ceshtja dhe pikepyetja e madhe.. por kejo eshte dhe rruga me e veshtire qe Shqipetaret dhe politikanet e saj zgjodhen…Megjithate shpresa vdes e fundit..
FALEMINDERIT Shpetim NAZARKO ! I lexoj e rilexoj shkrimet Tuaja TEMA . Jane “MELHEM” per te sheruar plaget e shkaktuara ne keto 30 vjet ! Deshiroj te jesh ne ” Keshillin e te URTEVE ” !!!
Me Nazarkon njihem.Per t’ju pergjigjur “Skypion”-it.Nazarko i madh ka qene me arsim te mesem teknik dhe ka punuar ne nafte,por atij nuk ju dha e drejta per arsimin e larte,per shkak te biografise,dhe kryesisht per shkak te dajove te tij.Nazarko i madh ka qene djale me personalitet dhe me dinjitet,me nje rreth te gjere intelektualesh me te cilet shoqerohej.Fatin e Nazarkos se madh mund ta kishte edhe Nazarko i vogel,i cili mbaroi shkelqyeshem gjimnazin,por ate kohe u be i gjalle nje miku i tyre,te cilin edhe vete Nazarkot nuk e kane mohuar,Dritero Agolli.Keshtu Nazarko i vogel vazhdoi per Fizike e mandej jashte(pas 90-es).Por Nazarko i madh me nje vullnet te vecante ju pervesh studimeve si autodidakt dhe me vone edhe u diplomua(pas 90-es).Qe te dy si djem te mire une i quaj patriote,ata nuk shikojne dasite e vjetra Shqiptare,alla Zog apo Verlac.Shpetimi eshte nje bashkim i patriotit jo folklorik me intelektualin realist proeuropian.Ai gjithmone eshte ne rrtitje e ne formim,natyrisht pulsi i shkrimeve te tij rreh me jeten e perditeshme.Ne kete shkrim ai gati sa nuk e thote hapur:Pluralizmi ne Shqiperi filloi keq,ishte nje genjeshter e Ramiz Alise,ku u ngaterruan edhe intelektuale,por te gjithe pa ide te qarta.Une nuk mund te rri pa thene nje te vertete te madhe:Qysh ne fillim te eres pluraliste ne Shqiperi kane qene prezente edhe keshilltaret dhe ekspertet e huaj,asnje ligj,perfshi dhe ligjin e shumeperfolur 7501,nuk eshte bere pa konsulencen e Europes dhe keshilltareve te saj ne Shqiperi.Ne themi qe Shqipetaret deshtuan deri me tani te bejne shtet.Po mire,po ata keshilltaret e e Europes ku jane?Ku jane fshehur?Perse heqin duart menjane sikur nuk kane pare e nuk dine gje se c’behej ne kete vend? U a them une ku jane!Kane shkuar prane Gjykates se Strasburgut per ta bere lesh e li, ate qe ata vet gatuan ketu ne Shqiperi ,dhe tani marrin vendime ne kurriz te Shtetit Shqiptar per kthimin e pronave ,e keshtu s’ka bir nene qe e zgjidh problemin e pronave.Sapo qeverite shqiptare bejne ndonje lek per te shperblyer kete apo ate kategori pronaresh e te persekutuarsish,ja behen vendimete e Strasburgut qe i rrine Qeverise Shqiptare tere kohen ne qafe si Shpata e Demokleut.A e shikoni ironine e madhe te Europes(!?).Kete duhet ta kishte cekur Nazarko ne analizen e sotme.Gjithsesi Nazarko s’eshte Mesia por ai vazhdimisht e me qarte po shpreh ide qe duhet te kihen ne konsiderate.
Jam nga ajo nahie që je dhe ti nazarko
Sa jam krenar me ju
Po aq turpërohem me ylli Rakipin
Je i math Nazarko
JU FALEMINDERIT , POR DUHET TE LEXOHET NE TE GJITHA MEDIAT PER BREZAT E RINJ , SHPERNDAJENI NEPER RRJETE ESHTE PER TE GJITHE SHQIPETARET DHE SHQIPERINE TONE TE DASHUR .
Skypioni eshte Mehmet Elezi, eminenca gri e Sali Berishes.
Jeta eshte rruge me shume kryqezime,
jemi ne kryqezimin e fundit ,zgjedhim
drejtimin e duhur ose do mbetemi skllever
nder breza.
Shkrimi i Sh. Nazarkos “Cili eshte kau , qe do terheqi parmenden shqiptare “ eshte shkrimi me i argumentuar dhe analitik , per situaten , qe kalon vendi dhe mundesine e konsolidimit te demokracise . Duhet te cohen ne fund reformat . Kush mund ta beje kete , pyet Nazarko ¿ Ja le lexusit te zgjedhi , duke qene dhe prag i heshtjes zgjedhore . Nuk nxitohet si Buzhela . Si Nazarko , ka shkruar dhe sot gazetaria e famshme A. Berisha . Shkrimi i saj perputhet ne idete e Nazarkos . Jam i sigurte , qe kane gjykuar pavaresisht njeri nga tjetri , por jane gazetare me sens pozitiv dhe gjykim real ; nuk jane Buzhele . Nje problem shume praktik , qe shtron Nazarko : Premtimi , per punesim , eshte premtim bosh . Pa reformat e nisura , as punesimi , as ekonomija dhe as Shqiperia nuk gjejne karar . I drejte eshte gjykimi se gjendja eshte me e rende se 1990 . Faleminderit shpetim ¡ Zgalem
Nje falenderim te vecante Ju Zoti Nazarko, kini edhe nga qindra e mjra bashkeatdhetaret tuaj ketu ne SHBA,. Te urojm jet dhe shendet te mir. Te adhurojm per skrimet dhe perkushtimin, atdhearizmin dhe patriotizmin, objektivitetin qe pasqqyroni ne analizat dhe artikujt tuaj. Pena tu befte top.
Skupjoni dhe zagaret si ai , le te lehin si qent e terbuar, vec urejtjes smeritojn gje tjeter nga opinjoni qytetar, brenda e jasht vendit.
Per mendimin Tim kau qe terheq parmenden eshte Edi Rama,ka dhene prove.
JE i math Nazarko! Me shkrimet tuaja jenidenti Shqiptar!? Ju FALEMNDERIT! Duke i bere komplimentet per komentin”qutetarit te thjeshte”, i bashkohem plotesisht ne mendimet
Faleminderit atdhetarit Nazarko.
Do te doja te informoja lexuesit qe Skypioni eshte anetar i shoqates se gjyetareve te serbise.
Ka qene nje ender qe ka pare 20 e kusur vjet te shkuara, sikur ai ne krye te nje turme gjyetaresh plackiten dhe i, pas endres vune zjarin Tiranes.
Ate menges pas endres, duke u pare ne pasqyre ai tha me vehte: “Une jam si Skypioni”.
Qe atehere ai vazhdon te fluturoje me pras ne bythe.
Skypioni – Gjeneral romak i cili dogji dhe plackiti Kartagjenen.
.. Kur e fillon gjykimin nga fundi i fjalisë dhe nuk e rendit atë sipas rregullit gramatikor kryefjalë-kallzues-kundrinor, del një gjë që s’merresh vesh me askënd. Për këtë kërkohet ndihma e gjuhëtarëve! Por kur e fillon shtetndërtimin mbi rërë, dihet që është e vështirë për të ndërtuar themelet, argëtuese për të ngritur një ndërtesë prej rëre dhe e lehtë për ta prishur! Shteti i pas viteve 90 -të nuk ka ekzistuar asnjë minutë si shtet. Sepse ngrihej mbi themelet e projektuara keq, si ndërtesë burgu, si stallë, si mulli, si hangar kooperative apo si qendër zjarri. Pra, krahasuar me Shqipërinë e viteve 1920, gjendja është edhe më keq sepse atëherë nuk ekzistonte shteti, por ekzistonte klasa aristokratike e cila e bazonte drejtimin e vendit mbështetur mbi kodet zakonore të trashëguara të cilat në turqisht njihen me emrin “kanune”! Ligjet që u projektuan ishin në lidhje të përplotë me këto kode dhe në përshtatje të plotë me ato preëndimore! Bota caktoi Italinë si shtet protektor që do të ngrinte shtetin e paqënë shqiptar. Bankat, themelesat(institucionet në jo shqip), xhandarmëria, senati, etj etj. u formuan në sajë të punës së oficerëve anglezë, italianë, austriakë etj. Rruga ishte e qartë, ideologjia po se po, organizimi i elitës dhe shkollimi në drejtimin e duhur dhe ecej drejt Europës edhe pse ngadalë. Tani, boshllëkun i elitave shtetformues me figura si Ahmet Zogu dhe mungesa e modeleve themelestare (institucionale) europiane janë dy pengesat kryesore! Dijetaria e sotme(inteligjenca) është ideologjike dhe ka mendësi enveriste nga etërit komunistë si Saliu tek bijtë si Iliri, Luli, Edi e çamarrokët e tjerë pionierë e fatosa të Enverit. Kombëtaristët dhe antikombëtaristët përsëri janë përballë. Pa hequr antikombëtaristët nuk ecet drejt shtetit kombëtar po ecet mbrapsht edhe më keq se sa shteti qytetar(civil) me arixhinj në krye! Për ta shëmbur këtë ndërtesë që është si një pallat pa leje në mes të bulevardit, duhet marrë modeli i ndonjërit shtet si Greqia, Franca apo kudo ka patur pengesa antikombëtaristësh përkundër shtetit kombëtar. Dhe nëse i shfletojmë këto përvoja do të shohim se ka patur dhunë dhe gjak! Populli nuk lëviz më se është paralizuar nga droga politike e bathorizimit. Europa antantiste antishqiptare me Anglinë, Francën, Rusinë dhe Amerikën nuk e lejon shtetin që ndihmon Shqipërinë të vendosë kapitalet në këtë vend! As Gjermaninë, as Austrinë e as Italinë! Të tjerët kështu na duan se edhe në 1914 kjo situatë ishte : Shqiptarëve ju duhej të luftonin kundër 4 Fuqive të Mëdha, tre Fuqive të Vogla(Serbi-Greqi-Turqi) dhe 4-5 mijë shqiptarëve me tru të ndryshkur që luftonin me flamurin turk kundër qeverisë si Princ Widit! Po kjo situatë edhe pas Kuvendit të Lushnjës ku kundër qeverisë me Ministër të Brendshëm 25 vjeçarin Ahmet Zogu luftonin bejlerët e “Ultësirës së Gegërisë”(termi Shqipëri e Mesme nuk ekziston sepse nga Shkumbini e lartë quhet Gegëri) dhe mercenarët Bajram Curri, Halit Lleshi dhe Elez Isufi(Ndreu)! Unë e kam trajtuar gjerësisht tek libri im “Shteti shqiptar dhe Dibra, Shkodra e Kosova përmes sfidave shtetformuese 323-2014… ” këtë temë dhe mbetem në dispozicion të atyre që i duan idetë e mia, analizat, përfundimet dhe orjentimet për të dalë nga modelet sllavo-turke , i fundit prej të cilave ëshë ky shteti i sotëm haxhiqamilist me Saklinj. Edë, Ilir e qe të tjerë parmendash komuniste që lërojnë në ara të huaja dhe mbjellin erën për të korrur furtunën!
Duhet vertet, nje “ka” per te terhequr “parmenden” e Shqiperise, por kau ivertete nuk lufton per pushtet, sepse ai eshte vetvetiu i fuqishem dhe i destinuar per te terhequr parmenden. Ndersa keta capaculat e Shqiperise e kane mendjen tek hilet dhe grabitjet. Te gjithe pa perjashtim, perfshire Ramen qe do ta provoni dhe nje mandat te ri. Vetem nje guvernator i huaj qe kontrollohet nga nderkombetaret, do ta terheqe pa hile parmenden dhe do ta beje qilizem shoqerine shqiptare, duke shkulur njehere e mire barerat e keqia dhe parazitet. The show is going on..