Haradinaj: Unë i kam ofruar kryeministrin Vetëvendosjes, por nuk ka dashur ta marrë

24 Qershor 2017, 09:06Rajoni TEMA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer se para zgjedhjeve i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje postin e kryeministrit.

Është mirë të vërtetohet edhe kjo që unë ia kam ofruar Vetëvendosjes, kryeministrin para zgjedhjeve, por nuk kanë dashur ta marrin. E kemi marrëveshje me shkrim.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pasur në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”, – tha Haradinaj.

Ai thotë se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mban shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë.

Ata e kanë fokusimin tek vetvetja, jo tek proceset në vend për këtë arsye edhe kam shkuar kësaj rruge që jam sot”, – përfundoi Haradinaj.

1 komente në “Haradinaj: Unë i kam ofruar kryeministrin Vetëvendosjes, por nuk ka dashur ta marrë”

  1. Baliu says:

    Po de, qdo kater vite “Fillim i Ri” (me bythe te vjetra), pra vendnumrim per “klasen politike” e shperngulje masive e popullates duke kerkuar “jete me te mire”. Tregim suksesi, shembull per rajonin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje