Ambasada amerikane iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë që sot do t’u drejtohen kutive të votimit. Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu deklaron se 34 ekipe të ambasadës do të mbikëqyrin votimin dhe numërimin si dhe do të mbështesë 540 ekipe të tjera të shoqërisë civile.
Më tej Lu i bën thirrje shqiptarëve që të dalin dhe të votojnë që në mënytë të tillë të “bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”.
“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”, shkruan ambasadori Donald Lu.