Dako: Sot është dita e demokracisë, shpresoj që të shkojë në harmoni dhe paqe

25 Qershor 2017, 11:54Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar rreth orës 10.30.

Pas votimit në qendrën nr 1451 kryebashkiaku Dako fillimisht uroi besimtarët myslimanë për festën e Bajramit duke shtuar se procesi është i qetë dhe shpreson që do të vazhdojë kështu deri në mbyllje të tij:

“Fillimisht dua të uroj të gjithë besimtarët gëzuar festën e Bajramit. Sot është edhe dita e zgjedhjeve, dita e demokracisë dhe shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe paqe. Situata është e qetë dhe nga të dhënat tona nuk ka asnjë problem deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu. Qytetarët janë duke ardhur për të votuar dhe ka pjesëmarrje të lartë pavarësisht se është ditë e nxehtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje