Gjergj Bojaxhi mesazh shqiptarëve pas votimit: Asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët, vota është e secilit

25 Qershor 2017, 13:58Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, së bashku me bashkëshorten e tij Jola dhe djalin e tyre, 18 vjeçar, Aleksandër, votuan sot në qendrën nr. 2 në Tiranë.

Bojaxhi uroi shqiptarët për zgjedhjet. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare. Uroj te gjithe shqiptart per festen e Bajramit dhe shpresoj të kemi votime të qeta dhe drejt përparimit të vendit,” u shpreh Bojaxhi.

“Vota është e secilit dhe asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët dhe demokracinë” tha kandidati i Sfidës. Gjergj Bojaxhi kandidoi për garën e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale duke surprizuar me rezultatin pozitiv të arritur.

Në këto zgjedhje ai kryeson listën për Tiranën për partinë Sfida për Shqipërinë, ku pas tij renditen Ermal Hasimja, Medlir Mema etj. Kryetar administrativ është Hektor Ruci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje