Disa qendra votimi në qytetin e Fierit kanë ndërprerë procesin e votimit.
Mësohet se drejtuesit e këtyre komisioneve kanë ndaluar qytetarët.
Edhe pse KQZ njoftoi shtyrjen e orarit deri në orën 20:00, komisionerët shprehen se jemi të pa njoftuar për këtë.
Në qendrën 2994/1 ka pasur debate të forta mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të komisioneve.