Zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në fokus edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Bashkimit Europian të cilët veç vëzhguesve të tyre, kanë dalë edhe vetë në terren për të parë nga afër ecurinë e zgjedhjeve.
Ambasadori amerikan, Donald Lu ishte në Durrës ku vizitoi disa qendra votimi. Ai qëndroi bashkë duke u ulur në pjesën e vëzhguesve dhe abshkë me ta ka ndjekur nga afër procesin e paraqitjes së zgjedhësve dhe votimin.
Ndërkohë, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin vizitoi disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit, për të parë ecurinë e votimit. Vlahutim mësohet se ka qenë e pranishme në një qendër ku u raportua se shpërndaheshin para në këmbim të votës.
Mësohet se Vlahutin ka kërkuar që njerëzit që nuk ishin votues të largohen nga qendrat e votimit. “Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu”, është shprehur ajo.
Delegacioni Europian ka 10 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve të shpërndara në qarqe të ndryshme të vendit.