Teksa na ndajnë vetëm dy orë nga mbyllja e procesit të votimit, lideri i LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në votime.
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet.
Bëni gjithçka është e mundur që vullneti i qytetarëve të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar.
Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”, shkruan Vasili në Facebook.