Qytetarët e Kavajës do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur deputetët që do t’i përfaqësojnë në parlamet si dhe kryetarin e Bashkisë.
Për kreun e bashkishë së Kavajës kandidojnë tre persona dhe kokretisht: Maksim Kona nga LSI, Isa Sakja nga PD dhe Dorian Murati nga PS.
Dorian Murati më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të ALUIZNI-t në Kavajë, ndërsa aktualisht prej disa muajsh është Drejtori i OSHEE-së.
Ndërsa Isa Sakja është kryetari i degës së PD-së në Kavajë.
Dhe Maksim Kona, 59-vjeçar me profesion inxhinier. Ai prej vitesh ka punuar mes Italisë dhe Kavajës.
Zgjedhjet e parakohëshme në Kavajë zhvillohen pasi ish kryetari i Bashkisë Elvis Rroshi u prek nga dekriminalizimi.