Shqipëria e zënë me zgjedhjet, Greqia ofron edhe një bllok tjetër nafte në Jon

25 Qershor 2017, 11:07Rajoni TEMA

Qeveria greke nuk humbet kohë për shfryëtzimin e asaj që konsiderohet si një rezervë gjigande hidrokarburesh shumë pranë kufirit detar me Shqipërinë.

Ajo ka miratuar këto ditë propozimin për të eksploruar për burime “off shore” nafte e gazi në detin Jon, pranë Korfuzit, si dhe në Kretë.

Ka qenë ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Jorgos Stathakis, që miratoi propozimin e dytë për eksplorim në Greqinë Perëndimore, me kërkesë të kompanisë Energean Oil and Gas. Energean tani gëzon të drejtat për të bërë kërkime në blloqet 3 dhe 7 të detit Jon.

Njëri nga këto blloqe ndodhet në pjesën ujore që rrethon ishullin e Korfuzit nga ana perëndimore dhe tjetri në jug të ishullit, në bllokun që përfundon në Gjirin e Artës. Bëhet fjalë për një sipërfaqe totale prej 6.700 kilometrash katrorë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Energean, kompania që do të kryejë eksplorimin, deklaroi se një epokë e re po vjen.

Koncesionet
Vetëm një muaj më parë, qeveria e fqinjit jugor ka dhënë me koncesion edhe kuadratet detare e tokësore në zonën e Veriut deri në Peloponez, nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar në Athinë me kompanitë fituese të koncesioneve.

Ministria greke publikoi vetëm marrëveshjen dhe jo hartën detare ku do të kryhen kërkimet fizike, duke shtuar atëhere dyshimet se ato prekin hapësirë detare ende të negociueshme mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë për kërkimet në tokë, harta dhe koordinatat u publikuan normalisht. Mes zonave të dhëna me koncesion ishte edhe “Joni 2”, që është kuadrat në veri të ishullit të Korfuzit. Kjo zonë iu dha konsorciumit “Total France”, “Elpe” dhe italianëve të “Edison” dhe shpimi i parë është parashikuar të kryhet brenda vitit 2018.

Marrëveshja
Ndërkohë, ende nuk është dhënë me koncesion kuadrati “Joni 1”, një pjesë e të cilit ndodhet brenda zonës që duhet të jetë ekzkluzivitet i Shqipërisë, por që, në bazë të marrëveshjes së demilitimit të ujërave me Greqinë mes ish-ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha dhe ish-ministres greke të Jashtme Dora Bakojannis, një pjesë e madhe e tij i premtohet zonës ekskluzive ekonomike të Greqisë.

Marrëveshja mes dy vendeve u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare dhe nuk u ratifikua nga parlamentet respektive. Ndërkohë, Athina ka vazhduar programin e saj të kërkimeve.

Kërkimet fillestare sizmike, të kryera nga një kompani norvegjeze në zonën e diskutueshme janë kryer natën nën mbrojtjen e rojes bregdetare greke.

Për Athinën zyrtare kjo pjesë mbetet territor grek, madje për këtë Greqia ka dorëzuar edhe koordinatat gjeografike të saj në departamentin e hartave të OKB-së, pa pritur një rezultat të bisedimeve apo marrëveshje të re mes dy vendeve.

10 komente në “Shqipëria e zënë me zgjedhjet, Greqia ofron edhe një bllok tjetër nafte në Jon”

  1. tfgs1 says:

    sunitet e corapekuqit festojne Bajrom ndersa greket nxjerrin petreleo…………….

  2. Adrenalin says:

    Nuk duhet të lejohet nga ana jonë në asnjë mënyrë,
    Pa mendoni përball sarandës të ndërtohet platformë nafte e cila është gjigande , do të dukej deri në dhërmi.
    Në bregun tonë nga vlora në ksamil mund të jenë hedhur investime nga populli rreth 10-12 miliardë euro e mos më tepër
    Gjith kjo infrastruktur biznesi që nga e cila vilen të ardhura të përvitshme dhe mbahen në këmbë një popullsi e tërë , e shumzon me zero ai që ne e quajmë grek.
    Shpresojë që aty të mos dalë gjë dhe të mos ken interesë.
    Kur ne arabi del nafta në 5 metra thellësi dhe me një pasterti e cilësi të lartë , çfar dreqin duan këtu këta plera.

    1. Klimax says:

      Po cfare lidhje ka pjesa detare e anes perendimore te Korfuzit deri ne Gjirin e Artes me ujrat territoriale te Shqiperise more “kopetent”?????!!!!!!
      Eshte sikur Shqiperia te beje kerkime ne ujrat territoriale te saj ne afersi te bregdetit midis Vlores e Shengjinit dhe te “shqetesohet” Italia, Greqia, Mali i Zi apo dhe Kroacia!!!!!!!!
      Kur vetem Korfuzi, ishujt e tjere te Jonit si dhe bregdeti perendimor i Greqise perfitojne miljarda nga turizmi, ndoshta 3500 here me shume ne nje vit se sa perfiton Shqiperia nga turizmi i saj ne 10 vjet, mendon ti se greket qenkan kaq budallenj sa te demtojne turizmin e tyre me keto kerkime????!!!!! Apo i bejne keto kerkime per “inat” te Shqiperise????!!!!!
      Sa qesharaker qe beheni me keto “argumente”!!!!!!!!!!!!!!!

      1. the Punisher says:

        Ja doli edhe Klimax muti te beje specialistin ne gjeografi dhe ekonomi. Ta zgjati afendikoi “duldungun” ne Gjermani mo?

  3. Ta gezoni detin says:

    sunito shqipe, greku po nxjerr nafte ju lepini menderen Edscobarit…..

    1. undefined says:

      “Greku” nuk di te lidhe breket e veta e jo me te “nxjerre nafte” more kokrra e tarallakut si nuk doli nje i zgjuar nga ju shurrtoret e Anastasit por njeri me rrote kkkk se tjetri tipik pic derra

  4. labi says:

    Lerini leto lajme me nota patrioti.. asnje cm nuk i ka dhene sali berisha greqise nga deti yne.

  5. Vedat Shehu says:

    Strukturat gjeologjike qe akumulojne naften-gazin ne thellesi te leverdisshme mungojne. Plus shprenzimet perkatese ne kuushtet e detit e bejne k÷rkimin nje studim te dobishem po te shtrenjte.

  6. lelegu says:

    Po Shqiperia nuk ka shtet, me ne krye Skizofrenin rama, ca pritet tjeter????!!?!! Skizofreni rama po i lejon te bejne kerkime detare greket ne zonen shqiptare.

  7. Renato says:

    ne nje vend qe eshte i diskutueshem mes dy shtetesh asnje kompani e Huaj nuk nderhyn mos ja fusni kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje