Debati për largimin e Bashës pas humbjes, Mark Marku kundër Besnik Mustafajt

26 Qershor 2017, 12:44Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Mark Marku ka reaguar kundër deklaratës së fortë të ish-ministrit të PD, Besnik Mustafaj, që kërkoi dorëheqjen e Bashës pas rezultatit të zgjedhjeve deri tani.

I ftuar në studion e “News 24”, Marku sulmoi Mustafajn, duke thënë se një anëtar partie duhet të presë rezultatin deri në fund para se të dalë në deklarata të tilla.

Deklarata e Mustafajt është e përshpejtuar se duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve pastaj të kërkojë dorëheqje. Anëtarët e partisë duhet të presin rezultatin, ai nuk është analist.

Nuk mund të bëjë këtë deklaratë, pasi një figurë politike mund të presë dhe shpresojë deri në minutën e fundit se mund të përmbyset rezultati.

Duhet të jetë i prirur nga interesi i partisë së vet.

Dhe pastaj t’i kërkohen kreut të partisë të gjitha përgjegjësitë.

Në momentin kur janë ministra dhe deputetë partia është e mirë, në momentin kur nuk janë në poste dhe nëpër lista atëherë kryetari është i keq”- tha Marku.

2 komente në “Debati për largimin e Bashës pas humbjes, Mark Marku kundër Besnik Mustafajt”

  1. Hamit says:

    Je DIABOLIK qertohu bashk me diabiolizmin tend !!

  2. Altini says:

    Njeri i peshtire ku Marku.
    Perse ftohet si analist ky?
    Nuk mund te ftosh analist nje ish deputet.
    Analistet dihet te jene te paanshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje