Shpëtim Nazarko: Shqipëria zgjodhi kaun e parmendës!

26 Qershor 2017, 11:42Politika TEMA

Shpëtim Nazarko ka analizuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 2017, që tregojnë një fitore të pastër për PS duke i dhënë mundësinë Edi Ramës që të ketë i vetëm timonin për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Megjithëse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar. Nazarko një ditë më parë tha se mungesa e votuesve me 5% më pak se në zgjedhjet e 2013, kanë dëmtuar drejtpërdrejt PD.

Nazarko shton se aleanca që PD bëri me LSI në 2009, është një tjetër faktor që u dëmtuan demokratët.

Kjo, për faktin se LSI ka marrë votat e fshatrave, që dikur mbështesnin PD-në.

Ajo që ngelet për tu parë, është marrëveshja mes Ramës dhe Bashës.

Analisti Shpëtim Nazarko shprehet optimist se edhe pse Rama ka arritur të fitojë shumicën e votave, ai do të respektojë paktin me Bashën duke respektuar ndërkombëtarët dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

“Reforma Kushtetuese dhe marrëveshja McAllister, mund të drejtojnë Ramën në thënjen e artë të Makiavelit ku thotë se në ditën e fitores duhet armatosur i munduri”, shprehet Nazarko.

Nazarko shton se kjo ngelet për tu parë në ditën në vijim.

Ai shprehet se fitorja e Ramës, edhe pse krijoi shumë armiq gjatë mandatit të parë, është shpërblim që populli i dha për punën dhe reformat e ndërmarra nga Rilindja.

Nazarko shton se kjo na kujton në vitet 1920 Rusveltin.

Nazarko shprehet gjithashtu se puna e dobët e Bashës ka bërë që PD të ketë rezultat katastrofik, e njëjtë me atë të vitit 1997.

1 komente në “Shpëtim Nazarko: Shqipëria zgjodhi kaun e parmendës!”

  1. astrit says:

    Po Nazarko. Shqiperia zgjodhi shtetin dhe jo antishtetin. Zgjodhi flamurin kombetar dhe jo ate te partive. Zgjodhi reformen ne drejtesi dhe Shqiperine europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje