Mesazhi i "koduar" i Halim Kosovës pas humbjes së thellë të PD-së: Nuk ka rëndësi vetëm timoni, por dhe rripi i sigurimit

26 Qershor 2017, 11:08Politika TEMA
Mesazhi i "koduar" i Halim Kosovës pas humbjes së

Rama Halimi ne festen e 26-vjetorit te themelimit te PS

“Që kur kam filluar të marr rezultatet paraprake ose trendin nga po shkon votimi, gjëja e parë që kam menduar është të porosis qytetarët shqiptarë që e rëndësishme kur fiton zgjedhjet nuk është vetëm timoni, por duhet të bëhen gati dhe për rripin e sigurimit që të jenë të sigurtë gjatë këtij udhëtimi 4-vjeçar”.

Kështu është shprehur Halim Kosova, i pyetur në lidhje me rezultatin e deritanishëm të numërimit të votave.

Ndërsa pyetjes se “a do të jetë PD-ja rripi i sigurimit për timonierin Rama pas zgjedhjeve?”, ai i është përgjigur se “rripin e sigurimit kur një njeri hipën në makinë ka rëndësi ta vërë ai që hipën, jo ai që vjen nga mbrapa apo është në shtëpi”.

4 komente në “Mesazhi i “koduar” i Halim Kosovës pas humbjes së thellë të PD-së: Nuk ka rëndësi vetëm timoni, por dhe rripi i sigurimit”

  1. Rrypi says:

    Ka pas nji sharje n’Tironen e vjeter: o rryp

  2. Xen deledashi says:

    ik e toç çte duhet ty politika. Bej ate qe di te besh me mire, doktorrllekun

  3. Studenti says:

    Me gjatësinë që ka kryeministri Edi Rama, prej 198cm , edhe me kod rrugor nuk e ka të detyrueshme rripin e sigurimit, pasi është shum i gjatë.
    Kështu që KM Rama, e ka arritur fitoren me aftësitë e veta dhe me ato aftësi do të udhëheqë vendin drejt BE.
    Hiqeni prej mendjeje se Rama ka nevojë për “rrypat” e PD apo ndonjë partiake tjetër.
    Urime zoti Rama.

  4. tironsi says:

    Po dhe me frena dore nuk hecet. Hajde metafora hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje