Mediat ruse të zhgënjyera, zbulojnë ‘sekretin’: Ja çfarë e favorizoi fitoren e Ramës

26 Qershor 2017, 13:04Politika TEMA

Partia Socialiste po fiton zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, në Shqipëri, duke fituar rreth 50 përqind të votave.

Kështu raporton sot Sputnik, duke analizuar të dhënat e para nga numërimi, pas zgjedhjeve të djeshme në vendin tonë, sipas të cilës, fitorja e Ramës vjen pas bojkotit të zgjedhësve.

Sipas KQZ, Partia Demokratike ka fituar rreth 27 përqind të votave. Gjithsej 18 parti po marrin pjesë në zgjedhje, me mbi 3 milionë votues të regjistruar dhe 5.300 vendvotime të ngritura në të gjithë vendin.

Pjesëmarrja në votime ishte më e ulta për 25 vitet e fundit, pasi vetëm 45 përqind e votuesve të regjistruar shkuan në qendrat e votimit. Shkelje të shumta janë raportuar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

“Vëzhguesit thonë se një pjesëmarrje e tillë e ulët mund të jetë shkaktuar për shkak të festës së Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe moti jashtëzakonshëm i nxehtë në Shqipëri”-shkruan media ruse.

Sipas njoftimeve, gjatë zgjedhjeve janë regjistruar shkelje të shumta.

Një parti politike duhet të fitojë 3 përqind për të hyrë në parlamentin me një dhomë me 140 vende, ndërsa një koalicion kërkon të paktën 5 përqind të votave.

1 komente në “Mediat ruse të zhgënjyera, zbulojnë ‘sekretin’: Ja çfarë e favorizoi fitoren e Ramës”

  1. Miu i arave says:

    Idiotë, ku është “zhgënjimi” dhe “zbulimi i sekretit” nga rusët, në këtë shkrim…???!!! Rusët këtu dhanë një lajm dhe një koment për zgjedhjet në Shqipëri, si të gjitha mediat e tjera… Ndërsa neve, të mbytur nga injoranca dhe urrejtja kompleksike, duhet të gjejmë pa tjetër cilësi negative, tek “armiqtë tanë që na kanë halë në sy, për begatinë tonë dhe luftojnë për të prishur kopështin me lule që quhet Shqipëri”…(???!!!) Këto shkrime injorante, me zellin(idiot) kundër “armikut” rus, çojani Lu-së që t’i lexojë, sepse ndoshta ju “shpërblen” me ndonjë vizë për në Amerikë…! Zvarranikë-bythëlëpirës të mjerë…!!!!! (e di që nuk do të dalë komenti, por ju do ta lexoni…dhe kjo mjafton…!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje