Plas në PD: Dhëndri i Berishës dhe 18 anëtarë Kryesie firmosin kërkesën për largimin e Lulzim Bashës!

27 Qershor 2017, 19:59Politika TEMA

19 anëtarë Kryesie të Partisë Demokratike, me në krye dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, kanë firmosur një kërkesë, me anë të së cilës kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Deklarata

Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.

Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje.

Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

3. Edith Harxhi Anëtar i KK

4. Edvin Kulluri Anëtar i KK

5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK

7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

8. Grigels Muçollari Anëtar i KK

9. Gent Minarolli Anëtar i KK

10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK

11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator

13. Juela Meçani Anëtar i KK

14. Leonard Olli Anëtar i KK

15. Ledina Aliolli Anëtar i KK

16. Mirgen Lata KK

17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare

18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

 

13 komente në “Plas në PD: Dhëndri i Berishës dhe 18 anëtarë Kryesie firmosin kërkesën për largimin e Lulzim Bashës!”

  1. boom says:

    Ha ha ha. Rinovim i PD-se por ne krye te listes se nenshkruesve eshte dhendri i Berishes. Pra nga nje parti gjasme me demokraci te brendshme te kthehet ne kult nepotizmi. O PeDerista nuk jeni parti por organizate kriminale.

  2. LORA says:

    Ky duket nje akt tipik ,i dirigjuar nga dr.mortja.

  3. zi says:

    E keqja eshte fenomen ku mund te misherohet ne nje person apo me shume.
    Shperberja e se keqes pd,vetendergjegjesimi i te gjithe klikes kriminalo tradhetare berishiane
    duke u vetelarguar nga politika,do te ish hapi i pare per te luftuar te keqen dhe
    per ti hapur ruge te mires.
    Do te ish ne te miren e te gjitheve dhe sidomos te pasardhesve te tu.

  4. Zgjohu SHqipo ! says:

    ju nuk doni me pranu qe era e Qelbur vjen nga familja Berisha qe e ka zene per fyti PD,ne. !!!
    keshtu rrealizohet thenia e mjaft njerezve qe ju do te ktheheni ne Shoqate Gjyetaresh !

  5. Gringo says:

    Ktheni prape Salushe Qoftelargun se do merrni derrin me keq sa e morret tani. Bie ne sy qe paska firmosur pervec dhenderushit kokezbathur te familjes kriminale edhe Endyra Bushati, simbioza e idiotesise dhe moralint te dyshimte.

  6. WEB says:

    Hajde mos ju turrni lulit o palacot e PD ,deshtimet e lulit Jane deshtimet e berishes ,ai ha la ne trashëgimi kete situate

  7. Fjala shqipe says:

    Ate qe nuk e beri PPSH (mos shkrirjen) duhet ta bej PD sote (shkrirjen e PD)
    Partit politike ne demokraci nuk jane te perjeteshme

  8. Albana says:

    Familja Berisha ikni zhdukuni ju se ju e krijuat kete gje, cfare keni mbjellur po korrni. Kerrma.

  9. Kellira says:

    Gent Malko me shkolle nate anetar kryesie dhe drejtues departamenti!!!!!!!!!!!!
    Te shqyesh bythen me thonj.

  10. xhulio says:

    Pse e kerkojne? A e ka statuti? Humbe , liro krahun.Po s eshte problemi ketu.Ky eshte problemi me i vogel per ne demokratet idealiste te 90-es.Po keta birbot a kane faj? Perse nuk folen perpara? cfare kontributi dhane ne fushate.Ja marrim Tomor Alizotin, kryetarin e departamentit te te perndjekurve politike.C fare kontributi dha? Perse nuk kishte te pakten nga nje perfaqesues te kesaj klase ne listat dhe vendet e sigurta ne te dymbedhjete prefekturat?Nuk behet fjale per te vendosur emra po personalitete, me shkolla te perfunduara jashe, ne perendim.Perse eshte mbajtur larg dhe jashte kjo klase qe eshte palca dhe kolona e PD, pjesa me moralte larte qe nuk shitet per nje vend pune..Keta te ngulin kembe ne nje analize qe s u be kurre dhe ta heqin mendjen se do te fitojne ndonje here ne perballjen me bijte e krimineleve duke larguar te djathtet e vertete.

  11. TeNori says:

    po te hiqet Bashe shalngjitmi dashnori i goces se Sales ky eshte fundi i Sali serbit sepse humbet dirigjimin nga sfondi te PDs. E gjitha eshte nje loje e Sali Vuk Karaxhic. Ka futur dhendrrin Jam-filoserb” Malltezi gjoja te kritikoje dashnorin e Argites per tu hedhur sy opinionit sylesh se gjoja do largimin e Lulit
    Edi Rama ka interes mos kete ndryshime ne PS sepse keshtu fiton me siguri dhe nje mandat ne 2021 eshte Player i forte dhe hedh nje kocke artificiale te “dores se shtrire” Tani nuk zgjedh as Like Koklopen, e saboton ne betim dhe zgjedh nje figure te PS qe nenshkruan cdo gje qe do i vere Edi para. RRuga per versionin “Hardcore ” te vetingut eshte e hapur.
    Shijoni o popull

  12. Miu i arave says:

    Vetëm në këtë kombin tonë të Albanistanit, mund të ndodhë që çdo njeri, mund të shajë, mund të etiketojë me fjalët më të ndyra dhe pa asnjë argument, këdo që i pëlqen, pa i hyrë gjëmb në këmbë… (dhe më e keqja, “besohet” nga një pjesë trushkulurish idiotë dhe injorantë që qarkullojnë me shumicë në anët tona…)! Mund të shash të tjerët dhe t’u ngarkosh “ato që bën vetë” dhe … të duartrokitesh nga turmat idiote haxhiqamiliste…në vënd që të të vinin majat nga thëmbrat me një shqelm bythëve…! E çuditëshme…, nderohet kusari dhe krimineli, si heronj e njerëz “të zotë”… (???!!!) Në fund të fundit, s’kemi pse çuditemi, a nuk është kjo “historia jonë e lavdishme”, pavarësisht përpjekjeve “të Xhufërve”, “Frashërve” dhe “sojit” të tyre, për të “lyer fasadat me ngjyra të bukura”… ???!!!

  13. asd says:

    Tani qe ata nuk te duan… tani po na pelqen ne te tjereve. Tani rri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje