Lojtari i Bajernit të Mynihut, Kingsley Coman, është arrestuar nga autoritetet franceze pasi ka ushtruar dhunë mbi ish të dashurën e tij.
21 vjeçari, i cili po kalon pushimet në Francë, u ndalua të hënën nga autoritetet franceze duke qënduar për disa orë në rajonin e policisë.
Arsyeja e arrestimit të tij është për shkak të denoncimit nga ish-e dashura e tij, me të cilën kishte pasur debat të ashpër të shtunën dhe të hënën, dhe akuzohet se ka shkaktuar edhe dhunë.
Mesfushorit 21-vjeçar i është caktuar paraqitja në shtator para një gjykate franceze.