Një person, i cili i mbijeton përplasjes së frikshme nga autobusi dhe hyn në një pub për të festuar, është kthyer në hitin e rrjeteve sociale.
Simon Smith në Britaninë e Madhe, ishte duke kaluar rrugën, kur u përplas nga një autobus i dalë jashtë kontrollit.
Në video, Smith shihet teksa godtet nga pas, duke u rrëzuar në tokë. Ndërkaq, autobusi në pamundësi për të ndaluar, ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke e lënë Smith të shtrirë në trotuar.
Por, disa sekonda më pas, Simon Smith ngrihet dhe hyn në një pub aty pranë, në pamje të parë pa ndonjë dëmtim të dukshëm.