Krahasimi me zgjedhjet 2013/ Si ka lëvizur numri i deputetëve, qarqet që bënë diferencën për PS, PD, LSI e PDIU. Ja surprizat

28 Qershor 2017, 10:38Politika TEMA
Krahasimi me zgjedhjet 2013/ Si ka lëvizur numri i deputetëve, qarqet

Partia Socialiste, si fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit, ka rritur numrin e mandateve në qarqet kryesore të vendit, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të 2013, shkruan sot “Panorama”, duke bere nje analize krahasuese te rezultateve.

Në qarkun e Tiranës, socialistët u rritën me 2 mandate, nga 16 ka fituar 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka përsëritur rezultatin e katër viteve më parë, 11 mandate.

Me rritje në Tiranë është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nga 3 mandate në 2013­-n, ka fituar 5 mandate. Reforma territoriale ka dëmtuar Partinë Demokratike.

PD ka humbur një deputet në Kukës, për shkak të uljes së numrit të mandateve. Edhe në Korçë, mandati i 5­-të që PD ka marrë në 2013­, i është hequr për shkak të lëvizjes demografike, si edhe në Berat, duke e çuar në tri mandate PD-në.

Në Vlorë, ku kandidon dhe kryetari i PS­-së, Edi Rama, Partia Socialiste është rritur me dy mandate, nga 6 mandate në 2013-­n, në 8 mandate më 25 qershor.

Demokratët kanë ruajtur tri mandate deputetësh, po aq sa kishin edhe në 2013­ n. Edhe LSI­ja ka ruajtur rezultatin e katër viteve më parë, ndërsa PDIU ka humbur mandatin që kishte katër vjet më parë.

Qarku i dytë më i madh në vend, pas Tiranës, Fieri, ka një rritje në mandate për Partinë Socialiste, nga 9 në 2013­-n, në 10 mandate. I sigurt se do të fitonte edhe mandatin e 10-­të, numri dy i PS-­së, Gramoz Ruçi, e vendosi emrin e tij të 9­in në listën e socialistëve në këtë qark.

Ndërsa Partia Demokratike nuk ka ndryshim krahasuar me 2013­ n. Ajo ka ruajtur tri mandate edhe në 2017­n. Gjithashtu edhe LSI në Fier ka marrë 2 mandate, aq sa dhe në 2013­ n.

PDIU ka humbur mandatin që kishte fituar në 2013­n. Qarku i Elbasanit ka zhvillime interesante elektorale. Socialistët kanë shtuar një mandat, nga 6 në 7, ndërsa demokratët kanë humbur një mandat, nga 4 deputetë në 2013­n në 3 deputetë sot.

Por me rritje vjen Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila ka dyfishuar mandatet, nga 1 në 2 deputetë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur dy mandate, aq sa kishte fituar edhe në 2013­-n, duke treguar stabilitet.

Edhe në qarkun e Durrësit socialistët e kanë rritur numrin e mandateve, nga 6 në 8 mandate, ndërsa demokratët kanë marrë 4 mandate, aq sa në 2013.

2 komente në “Krahasimi me zgjedhjet 2013/ Si ka lëvizur numri i deputetëve, qarqet që bënë diferencën për PS, PD, LSI e PDIU. Ja surprizat”

  1. Analisti says:

    Më duket se PS në Tiranë mori 18 mandate dhe jo… 17, sa thotë “analiza”. Apo gaboj?

  2. lori2 says:

    Po mo Analist, ashtu shkruhet, 18 dhe jo 17. Nuk e pe ti? Te shikojme nese e mban 18 po t’i jepet Idrizit nga Komisioni Qendror???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje