Performanca e Partisë Demokratike është gjetur si objekt për të gjithë të pakënaqurit e shumtë nga humbja katastrofale e zgjedhjeve 2017. Por, ndërkohë që shumë zëra po merren me Lulëzim Bashën dhe ringritjen ndryshe të PD-së, shpesh e më shumë zëra syresh po i largohen faktit se kujt në të vërtetë i drejtohet Partia Demokratike. Kjo po rrëshqet në kritikat e mëdha që i bëhen lidërshipit të Partisë Demokratike.
Ka një masë të madhe populli, elektorat i saj, që kanë vokacion anti-komunist, por që shpesh e më shpesh zëri i tyre po bjerret, pasi janë shfaqur organizime që kanë marrë përsipër t’i përfaqësojnë më direkt. Është një komunitet i tërë pronarësh (PS i trajton si ish!!!), që vërtetë nuk mund të gjejnë veten në politikat e Majta dhe madje është i ndjeshëm me nëpërkëmbjen, porse tashmë zërin nuk e mendon më nëpërmjet PD-së. Një pjesë e madhe e popullit, sërish të lidhur me PD-në e që e shikon në mënyrë shumë konservatore evoluimin e PS-së (e shikon sërish si vazhduese të PPSH-së), sërish preferon më mirë indiferencën sesa të derdhet te organizimet e PD-së. Klasa e mesme është krejtësisht e injoruar nga shpura e PD-së, sepse përfaqësuesit e saj janë të shmangur realisht nga programet dhe ftesat e kampit blu. Sa për pjesën rurale ajo është e nënvleftësuar nga dy forcat kryesore dhe se gjen veten asfare në politikat e PD-së.
Këto janë disa nga çështjet, por PD-së i mungojnë prej vitesh funksionalizimi i strukturave të brendshme, ashtu si i mungon PS-së, por që nga ana tjetër po e mbulon me inercinë e pushtetit. Partia Demokratike ka kohë që nuk e respekton Këshillin Kombëtar të saj, institucionin thelbësor, e kuptohet sesa mund t’i dëgjojë forumet. Vetëm të mendosh mungesën e kryetarëve të disa seksioneve për aq shumë e shumë kohë dhe faktin që tre qytetet të mëdha sot e kësaj dite nuk patën kryetarë veçse të deleguar. Shto se analiza e zgjedhjeve të mëdha të shkuara dhe të atyre lokale nuk u bënë asnjëherë dhe kjo shërben për të kuptuar reflektimin e këtij formacioni. Ndaj me turbulencat që gjenden në këtë formacion është e pamundur të bëhet një analizë e sinqertë. Dhe, nuk mbaron këtu, hija e z.Berisha qëndron mbi çdo masë dhe pengon çdo alternativë. Kurse ngrirja e pozicioneve të Bashës nuk jep shpresë sepse ai nuk dha dorëheqje, duke e lënë garën e ardhshme të pastër.
Sa i përket të ardhmes, ekipi përfaqësues i PD-së në parlamentin e ri shqiptar nuk premton dot performancë të lartë me atë përbërje. Kurse shmangja e disa figurave të njohura të kësaj partie dhe demotivimi i tyre dhe shpurës së tyre ka bërë që pak ose aspak të mendohet për frymën e partisë, që tashmë është në nivelet më të ulëta. E gjitha kjo e bën analizën e vështirë në parti, sepse mungesa e funksionalizimin të forumeve, strukturave dhe mbi të gjitha kultura e përballjes dhe pranimit të fajit janë të huaja në Kampin Blu.
Dhe nuk mbaron këtu: Të gjithë kësaj i qëndron si sfinks ajo që flitet gjithnjë e më shumë se PS-ja do e ftojë në qeveri PD-në. Ky do të jetë hapi i fundit që PD-ja do t’i shmanget sërish analizës së ndershme dhe do të zhytet në atë bjerrje të madhe që e ka filluar prej kohësh, sepse do justifikohet. Mjafton dhe ky element i fundit për t’u bindur se rikthimi i PD-së jo vetëm s’është i shpejtë por s’ka gjasa të bëhet në atë nivel, si e kërkon elektorati i saj besnik, që tashmë është para dilemës së madhe të devotshmërisë historike. (Javanews)
Zoti Andoni jam dakort me juve.
Doja te shtoja se PD nese beni nje analize te thelle e filloj si Parti me mentalitet dhe ideale demokratike dhe e mbaroj me nje stil ordiner duke u ndjekur nga militantet e saj me dhunen, korrupsionin, dhe arriti kulmin e saj me 97 ku lideri i saj u kthye ne nje diktator per te mbajtur pushtetin dhe gati sa nuk futi nje popull te tere ne lufte civile. Pas nje pause me ardhjen ne pushtet ne 2005 ku socialistet ju a dorezuan pushtetin fale dhe nje varferie lodhje ne ide me korrupsionin ne kulm te PS.
PD ne vend qe te ringrihej me dinjitet ju kthye identitetit te saj te vjeter fale gjithmone lidershipit te saj i cili ishte i mesuar me gjak, dhe e tregoj Gerdeci e 21 janari. Pra cprisni nga nje parti e tille? Nje fitore e arriti ne 1992 dhe ajo sepse ishte nje epoke qe cdo kush kunder sistemit do te fitonte ne emer te demokracise. Pastaj historia e tregon vete qe gjithmone PD kur nuk ka fituar pa manipulime. Pra si mund te jete nje parti demokratike e tille dhe si mundet qe akoma intelektual e perkrahin dhe duan kthimin e Berishes. Dy gjera jan o jan te verber sa qe dhe intelekti i tyre nuk i ben te llogjikojn ose jan thjesth perkrahes sepse nga PD kan patur gjithmon favore, domosdo Berisha ka nevoje edhe per intelektuale e duhet ti lyej mire.
Fitorja se majtes me dy gishta tregoj dhe nje here se dy gishtat sot nuk perfaqsojne me simbolin e fitores mbi komunizmin, sot te rinjt qe votojne as nuk e din se cfar ishte ai sistem, PD lindi dhe vdiq sepse mbeti gjithmone e lidhur me historine e permbysjes se diktatures, nuk kan ide e inovacione, 4 vjet Basha nuk beri gje per Tiranen, 4 vjet as edhe nje strategji per permiresimin e jetes se kryeqytetasve. Njerezit sot votojn per nje jete me te mire ne demokraci, boll me duke folur per komunistat kur ato i keni ne gjirin e PD.
Jemi dakort te gjithe pse duan kthimin e Berishes ne krye, por mos harroni ai gjithmone ka qene pas kukulles Basha, nese prisni per karizmen e tij te dhunshme atehere shihet se PD nuk ka pa Berishe, PD nuk mund te mbijetoj pas dhune se ashtu e rriten. Ndoshta Basha qe shum i but ne aspektin e tiranise dhe vendosi te perdorte dialogun por shihet se dialogu ne PD nuk ka vend. Eshte si ti thote kaprolli ujkut po prit nje here te flasim para se te me hashe, :)..
Jeni vone shume vone 27 vite.
Me apo Lul Bashen per 8 vite PD do te jete ne Opozite .
voila,nje analize pak ma ne nivel.
Kthim ne identitet per ty partite tona te lindura nga PPSHja ;
Prape do kthehemi aty ku filloj puna, tek marreveshja e Ramizit ,ku i ngarkoj komunistevete tij me luajt rolin e demokrateve e te socialisteve..
Prape te njetin teater do kemi ,edhe nje here nen petkun e bashkpunimit ‘per rrugen n’evrope’ ,argument qe mbuloj shume poshtersira…
Po Rama do t’i ofroj bashkqeverisje, edhe pse sot ka timonin ne dore,sepse vetem keshtu do te mundet me arsyetuar mosndeshkimin e Berishes e bashes per gjithe krimet qe kane ba ne shqiperi..
sepse si dje si sot Rama eshte pjese e lojes qe eshte luajtur ne Shqiperi..
Edhe loja eshte: pushtetin nje here ti njehere une, edhe imunitet te perjetshme si per ty si per mu….
Ne gjykimin tim cdo parti politike perfaqeson nje shtres te caktuar shoqerore. PD nuk perfaqeson asnje dhe ne analize te fundit eshte e destinuar te kthehet ne nje parti te dores se trete. Shresa e mirefillte e Djathe nuk e ka gjetur asnjehere veten te perfaqesuar tek PD, pavarsisht perbetimeve te kesaj te fundit se perfaqeson shtresen e djathet.Eshte nje gje te thuash jam i djathte dhe kopmlet gje tjeter te besh reforma vertet te djathta.
Me thoni nje reforme thellesisht te djathte qe ka bere PD, kur nuk ka denuar krimet e komunizmit dhe nuk ka amnistuar akoma te perndjekurit politik, ligjerisht flasim jo me llogje Kavaje.
Nuk beri asnje reforme per kthimin e pronave tek pronaret e ligjeshem, por me cinizem i quan ish pronare edhe sot e kesaj dite!!!
Nuk vuri dot bazat e nje shteti ku vota e lire te ishte institucion i paprekshem.
Nuk foli dhe nuk beri asgje per ceshtjen shqiptare ne rajon e me gjer.
Dhe mund te rri e te numeroj gjera te pabera nga PD ne keto 27 vite pa fund.
Shqiptaret nuk jane budallenj aq me pak nacionalistet dhe patriotet.
Do presim e do shohim si do perfundoje PD e Sali Berishes & CO… parti me nje furgon elektorat do te thoshte ai i gjati!!!!!!!
PD edhe per tete vite do te jete NE opozite sepse nuk ka program te qarte.