VIDEO/ Pamje shqetësuese: Makina hyn mes turmës së festuesve

28 Qershor 2017, 06:45Sociale TEMA

Këto pamje shqetësuese janë filmuar në Sao Paulo, Brazil, ku një fuoristradë ka hyrë mes një turme njerëzish, të cilët po festonin “Ditën Botërore të Patinazhit.”

Atmosfera festive është shndërruar menjëherë në kaos dhe panik, kur makina ka hyrë midis turmës, duke plagosur të pranishmit.

Sipas autoriteteve, nga sulmi nuk ka patur viktima dhe vetëm një person është në trajtim për lëndime serioze.

Ndërkaq, agresoi ka arritur të largohet dhe nuk është identifikuar ende nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje