Presidenti Thaçi uron Ramën: Mbarëvajtja zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë

28 Qershor 2017, 10:40Politika TEMA
Presidenti Thaçi uron Ramën: Mbarëvajtja zgjedhjeve të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e thelllë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një statusi në facebook Thaçi shprehet se përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e demokratike ishte një fitore për Shqipërinë.

Statusi Hashim Thaçit:

Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje