Trajneri i Botevit: Partizanin nuk e kemi frikë

28 Qershor 2017, 18:30Sport TEMA

Trajneri i Botev Plovdivit, Nikollaj Kirov, ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Partizanit, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Ai u shpreh se e kishte studiuar kundërshtarin shqiptar dhe se priste një lojë agresive. Sa i përket temperaturës së lartë që pritet gjatë orarit të ndeshjes, Kirov u shpreh se do të jetë e njëjtë për të dy ekipet.

Njohja për Partizanin

“Kemi ardhur këtu me pretendimet tona në përballjen ndaj një kundërshtari me traditë në futbollin shqiptar. E dimë që në vitin e fundit Partizani bëri një performancë shumë të mirë në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve. Sigurisht që kemi parë disa ndeshje nga sezoni i fundit dhe kemi pritshmëri sepse kemi krijuar një ide për stilin e tyre të lojës.”

Pretendimet në ndeshjen e nesërme

“Respektojmë Partizanin si çdo kundërshtar tjetër me të cilin përballemi, por nuk kemi frikë. Presim një futboll agresiv nga ekipi vendas dhe qëllimi ynë kryesor është të marrim një rezultat të mirë që të kemi shpresa për të kaluar në turin tjetër.”

Temperatura e lartë gjatë zhvillimit të ndeshjes

“Moti është njësoj për të dy ekipet. Nuk janë kushte optimale për të luajtur futboll, por kjo është situata dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën.”

Ndikimi i mungesave

“I bëmë përgatitjet me lojtarët që janë këtu, ndaj nuk besoj se do të kenë shumë ndikim mungesat.”

Ndeshja e kthimit në një stadium rreth 300 kilometra larg Plovdivit

“Kemi eksperiencë për ndeshje në atë stadium nga ndeshjet e mëparshme në Europë, ndaj mund të quhet shtëpia jonë edhe aty. Distanca nuk besoj se do t’i pengojë tifozët që të vijnë dhe ta mbështesin skuadrën.”

1 komente në “Trajneri i Botevit: Partizanin nuk e kemi frikë”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po ça t’i kesh frike Partizanit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje