Jemi mësuar që ish-kryeministrin Sali Berisha ta shohim shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos “Facebook”.
Nga denoncimet e arave me kanabis, korrupsionit, kërcënimeve e deri tek aktivitetet e politikanëve apo pjesëmarrja e administratës në fushatë, Berisha nuk i ka munguar asnjëherë mediave edhe jashtë parlamentit ku tashmë është një deputet i thjeshtë.
Postimi i fundit në “Facebook”, mban pikërisht datën 25 qershor dhe është bërë pak para mbylljes së procesit të votimit, më pas heshtje.
Ai nuk ka bërë asnjë denoncim, apo nuk ka publikuar mesazhin e ndonjë qytetari dixhital, duke lënë pas një dilemë të madhe.
Sigurisht, humbja e PD-së dhe rënia e kësaj force me mijëra vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ka dëshpëruar shumë demokratë, mes tyre edhe ish-kryeministrin.
Por, të gjithë demokratët të dyzuar mes qëndrimeve të një pjese deputetësh dhe zyrtarëve të PD-së që janë kundër tij dhe një pjese tjetër që i ka dalë në mbrojtje, presin qëndrimin e liderit historik të PD për këtë çështje.
Ndonëse edhe vendimi i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, një nga firmëtarët për largimin e Bashës, shihet si qëndrim i mundshëm i ish-kryeministrit Berisha.
Pas humbjes së PD, Basha ditën e djeshme pati dhe një takim, me sa duket konsultues me Berishën e në orët e mëpasme ai deklaroi se do të ngrijë funksionet e tij për të hyrë në garën për kryetar të partisë si i barabartë por nuk pranoi të jepte dorëheqjen duke thënë se kjo do të ishte gjëja më e lehtë për t’u bërë.
Ndërsa rreshtimi i Berishës në njërin krah apo në tjetrin do qartësonte shumë ide, të paktën në lidhje me largimin apo jo të Bashës që e pasoi në detyrën si kryetar i opozitës.

Ku je, ku je o “ftyre merguar”? Malli mu tret dhe shpirti mu mek.Eja me djallin ,eja, te bejme parlamentin e ri pa Liken kryetar qe flisje sa here te doje dhe sa te doje……..
Ore dhe Arjan Qani, Qim Peka, Zeni, sikur nuk jane prononcuar…………?
Mos u bëni merak për të. Ai është fiks atje ku ka qenë përherë në situata të tilla- në prapaskenë duke hartuar planet e poshtërsive për të ardhmen në dëm të popullit shqiptar duke përdorur PD-në.
Mos i ka ndodhur ndonje fatkeqesi,mjer populli i pedhit do filloj te qaj sic qane per enverin ,sic qau saliu per enverin dhe hysniun,sic qau majlinda bregu kur dha doreheqjen skenderdhjeu salikomunisti.