VIDEO+FOTO/ Tirana refuzon "terminatorin" e kalamajve, PD humb 8 % në njësinë 4

29 Qershor 2017, 09:42Politika TEMA
VIDEO+FOTO/ Tirana refuzon "terminatorin" e kalamajve, PD humb 8 %

Një nga njësitë ku Partia Demokratike është “shkatërruar” keq në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25  qershorit është njësia 4 në kryeqytet, e cila përmbledh zonën e Bregun e Lumit, Kinostudion, Alliasin, dhe zonën pranë shkollës Bajram Curri.

Në këtë Njësi demokratët kanë shënuar një rekordet negative në këto zgjedhje, duke humbur afro 8 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e shkuara dhe duke e çuar diferencën me socialistët në 24 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e së dielës së shkuar PS ka arritur të marrë 52 për qind të votave ndërkohë që PD vetëm 28 për qind. Ndërkohë që katër vite më parë PS arriti të marrë vetëm 46 për qind të votave dhe PD 36 për qind.

Pra siç shihet në vetëm 4 vite diferenca mes PS dhe PD është rritur nga 10 për qind në 2013 në 24 për qind në 2017.

Natyrisht që ky rezultat i atribuohet si punëve që Bashkia e Tiranës ka bërë në këtë njësi në këto dy vite, përfshi këtu rehabilitimin e Lumit Tirana, rikonstruksionin e çerdhe dhe kopshtet si dhe me rikualifikimin urban të disa lagjeve, ashtu edhe të kandidatit që PD ngarkoi për të kërkuar votën në këtë zonë, Gent Strazimiri.

Duket se qytetarët, dhe në mënyrë të veçantë prindërit e kësaj zone, nuk ia kanë falur Strazimirit skenat me kobure në brez dhe përleshjet me policinë dhe punonjësit e bashkisë kur kërkonte të prishte këndin e lojërave për fëmijë në parkun e liqenit të Tiranës një vit më parë.

Gjatë fushatës elektorale kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje disa herë PD-së që të mos ofendonte banorët e Njësisë Administrative Nr.4 në Tiranë duke i sjellë si kandidat për deputetë “terminatorin” që me kobure në brez kërkoi të prishë lodrat e fëmijëve.

Madje ai deklaroi se Strazimirin do ta refuzonin edhe vet prindërit demokrat. Dhe rezultati i zgjedhjeve duket se i ka dhënë të drejtë.

6 komente në “VIDEO+FOTO/ Tirana refuzon “terminatorin” e kalamajve, PD humb 8 % në njësinë 4”

  1. spartaku says:

    Ky mut Strazimiri,i prish imazhin pd-ke.Eshte nje deputet injorant,i paskrupullt dhe antipatik qe vertete t’a shpif.Nga keta lloj deputetesh nuk ka per te ecur perpara pd-ke.Pa le pastaj Flamur Noka eshte trap fare,servil nr 1 qe nuk e ka shokun.

  2. Gini says:

    Ky ktrazimiri eshte nje klloun, nje palaco cirku, ky ka penetruar vetem duke u servilosur te mdhenjeve, duke i bere per te qeshur, ky ne gjive rrethetqe ka vajt, ka humbur, ky vllai i karit, vetem voten i tij ka, me kete qeshin njerzit, bashes i duket elite, se i shkoje duke servilos dhe duke ju llepire, ky gajoren e qan, mjer pd kukangele.

  3. Gini says:

    Ky ktrazimiri eshte nje klloun, nje palaco cirku, ky ka penetruar vetem duke u servilosur te mdhenjeve, duke i bere per te qeshur, ky ne te gjithe rrethet qe ka vajt, ka humbur, ky vllai i karit, vetem voten i tij ka, me kete qeshin njerzit, bashes i duket elite, se i shkoje duke servilos dhe duke ju llepire, ky gajoren e qan, mjer pd ne dore te kujt ka ngele.

  4. dyl patllakja says:

    po ca rrenash tregoni mer burr..kush e rru karin me ate zone per lodra kalamajash..ju doni me rrejt po nuk dini..pjesa me e madhe eshte rruga myslym keta dhe ju se keni permend fate..une njof mire ate zone shkoj pi kafe thujse perdite..ke ajo zone ka nji jete qe fiton ps..edhe veliaj thyu rekord…dy mandate b.gjylameti 1 fatmir xhafa..e kur vje funi asedhe nji pune se kan bo..k…in ne byth ja ka fut perhere..cer hy ktu g.strazimiri..pordhe me rigon

  5. mjeker cjapi says:

    Vazhdo keshtu PD se edhe pak do te zhdukeni si dinosauret, te paret i shfarosi nje asteroid a komete ndersa ju skeni nevoje se me shtazet qe keni ja beni vet te keqen.

  6. Lulushja says:

    Jo vetem qe nje rrot ka*i por eshte edhe shume i trashe.E perdorin si zagar gjuetije aty tek PD-ja .Ndersa kur ju kerkon ndonje gje ky shefave te vet ,psh t’ja fusnin motren ne pune pergjigja ishte qe jemi ne sherbim te popullit o straziqir dhe e linin si mut .
    Strazimiri po ta njihni dhe te bisedoni me te eshte kokrra budallit ,te jep ca pergjigje qe ta heq petllën ndonjehere .Habitem se si e futen prape ne liste .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje