OPERACIONI/ Tritol dhe thasë të shumtë me drogë, Policia shpall në kërkim katër vëllezërit pukjanë (VIDEO)

30 Qershor 2017, 21:04Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka zhvilluar tjetër operacion të madh në Gjegjan të Pukës, ku ka zbuluar plot 170 kg kanabis sativa dhe 46 kallëpe tritoli, me peshë totale prej 37 kg.

Droga dhe lënda plasëse janë gjetur në Lagjen Bibaj, të fshatit Dom, të Njësisë Administrative Gjegjan.

Konkretisht, ato janë gjetur në banesën e vëllezërve P. K, Gj. K, P. K, P. K., të cilët nuk banojnë më në këtë banesë e as në këtë fshat.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 170 kilogramë lëndë narkotike në formën e boçes, e futur në 11 thasë dhe në një fuçi plastike, si dhe dy thasë të mbushur me 46 kallëpe tritol 800 gramë secili, me peshë totale rreth 37 kilogramë tritol.

Lënda narkotike dhe lënda eksplozive u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve të para, kanë bërë shpalljen në kërkim të  katër vëllezërve, si pronarë të ligjshëm të banesës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të vërtetuar implikimin ose jo të pronarëve të  banesës të shpallur tashmë në kërkim nga  ana e Policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje