Përmbyset anija me 150 emigrantë libianë në bord, ja sa kanë mbijetuar

30 Qershor 2017, 21:00Bota TEMA

Rreth gjashtëdhjetë emigrantë rezultojnë të humbur në Mesdhe pas fundosjes së një anije në brigjet e Libisë.

Lajmi u bë me dije për median nga një zëdhënës i IOM-së, i cili duke iu referuar informacionit dhënë nga të mbijetuarit hodhi dritë mbi ngjarjen.

Anija e vogël po transportonte rreth 150 persona, por vetëm 80 në mesin e tyre mundën të shpëtoheshin”, saktësoi Flavio Di Giacomo, zëdhënës në Romë i Organizatës Ndërkombëtare për migrantët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje