Aksident në Itali, vdes i riu shqiptar, plagoset rëndë e fejuara

1 Korrik 2017, 14:35Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetas shqiptar 28-vjeçar dhe është plagosur rëndë e fejuara e tij.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa, rreth orës 04:45 të mëngjesit.

“Ansa” shkruan  se i riu shqiptar së bashku me të dashurën e tij, e cila raportohet të jetë një shtetase amerikane, ishin duke udhëtuar drejt një fshati të Barit, ku jetonte familja e të riut shqiptar.

Fatkeqësisht përplasja e automjetit me barrierat anësore të rrugës ka rezultuar fatale për 28-vjeçarin, ndërkohë që e fejuara e tij ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Policia italiane është duke vazhduar hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje