FOTO/ Kanadaja feston 150 vjetorin e themelimit

2 Korrik 2017, 17:36Bota TEMA
FOTO/ Kanadaja feston 150 vjetorin e themelimit

Nga Bjorn Runa, Toronto

Kanadaja feston këtë fundjavë 150 vjetorin e themelimit.

Kryeministri Justin Trudeau ka nisur festimet një ditë më parë, 01 Korrik, e cila është edhe dita kombëtare e Kanadasë, nën masa të larta sigurie.

Rreth 500 000 persona u mboldhën në Ottaëa, kryeqytetin e vendit për të festuar me akrobatë, fishekzjarre, muzikantë, si edhe një koncert nga Bono dhe anëtarë të tjerë të grupit U2.

Princi Charles ka vizituar Kanadanë gjatë festimeve, duke shoqëruar kryeministrin Trudeau.

“Kanadaja nuk është një vend i fuqishëm pavarësisht dallimeve, por pikërisht për shkak të tyre,” iu drejtua Trudeau turmës së të pranishmëve. “Ne nuk kërkojmë të jemi një enë shkrirjeje. Në fakt, ne jemi të vetëdijshëm se forca dhe rezistenca jonë qëndrojnë tek diversiteti.

Fotografitë më poshtë tregojnë edhe disa nga çastet më interesante gjatë festimeve në qytete të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje