Ka një sërë përfshirjesh, që nuk duken mirë në CV-në e askujt, që është duke kërkuar punë.
Duke nisur nga historia kriminale, dënime të mëparshme dhe së fundi, të qenit terrorist.
Mund të tingëllojë sa absurde aq edhe qesharake, por shumë nga luftëtarët e huaj të ISIS në Lindjen e Mesme, me humbjen e luftës janë duke u rikthyer në Europë. Por, problem sipas tyre qëndron se kanë të pamundur të gjejnë punë.
E përditshmja suedeze “Expressen,” ka intervistuar disa ish-xhihadistë, në lidhje me vështirësitë, që ata hasin për t’u punësuar.
“Thjesht dua të harroj gjithçka,” shprehet 27-vjeçari Walad Yousef, i cili është kthyer së fundi në Suedi.
“Kam aplikuar për shumë punë, por nuk më marrin për shkak të fotografive që kam nxjerrë.”
Disa prej ish-luftëtarëve kanë nisur edhe të sajojnë histori se përse shkuan drejt Lindjes së Mesme, ndërsa pretendojnë se ishin atje për të ndihmuar civilët.
Qindra emigrantë, të cilët gjendeshin në Suedi, i janë bashkuar ISIS qysh në fillim, ndërsa vendi ka vuajtur nga disa sulme terroriste. Por, sipas ekspertit të terrorizmi, Magnur Ranstorp, “më të rrezikshmit nuk janë kthyer ende.”
“Pjesa më e madhe e të kthyerve mund të mos bëjnë asgjë,” shtoi ai “por, mbetet një rrezik që duhet manaxhuar nga autoritetet. Është e rëndësishme për policinë, që të ketë prioritet ndaj tyre, në mënyrë që ata të mos bëhen të rrezikshëm për shoqërinë. /Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto
Ptuuuuuuu europe kurve ,keta muter kane prere koka dhe kane vrare me kuintalë aty ku ishin ,tani na hiqen si te integruar dhe te penduar .Te kishin arritur deri ne vendet e juaja pa ta shikonit miresine e tyre.Me naive se ju nuk gjendet me ne gjithe rruzullin