Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA, plagosen 17 persona

1 Korrik 2017, 17:36Bota TEMA
Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA,

Të paktën 17 persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një klub nate në qytetin e Little Rock, në Arkansas. Ngjarja ndodhi në klubin ‘Ultra Poëer’, ndërsa njerëzit janë plagosur në tentativë për t’u larguar.

Nga të shtënat nuk ka viktima, ndërsa përmes një statusi ne ‘Twitter’, policia tha se nuk beson se kjo ngjarje ka lidhje me sulme terroriste, por me një zënkë mes njerëzve gjatë një kontrolli që po zhvillohej.

Shefi i policisë së Little Rock, Kenton Buckner tha se një person ndodhet në gjendje kritike, por më vonë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Më teaj ai bëri me dije se të shtënat nuk kanë të bëjnë me terrorizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje