Juventusi gati rinovimi për Alex Sandro

2 Korrik 2017, 12:50Sport TEMA

Alex Sandro ishte një nga lojtarët më tëmirë sezonin e kaluar te Juventusi dhe jo më kot për të kanë ardhur oferta deri në 60 mln Euro nga Premier League.

Por, pavarsisht ofertave braziliani nuk do të largohet nga kampionët e Italisë.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duan të bindin mbrojtësin të qëndrojë duke i rinovuar kontratën aktuale me 2 sezone të tjera dhe një pagë prej 5 mln euro neto në sezon.

Vetëm nëse Alex Sandro do të kërkojë me insistim largimin klubi mund të pranojë ta shesë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje