Tensionet, Kina i përgjigjet “provokimit” amerikan me luftanije dhe avionë luftarakë

3 Korrik 2017, 10:03Bota TEMA

Pekini e ka quajtur praninë e një luftanijeje amerikane pranë një ishulli të diskutueshëm në detin e Kinës Jugore “një provokim serioz politik e ushtarak”. Luftanija “USS Stethem” lundroi shumë pranë ishullit Triton, pjesë e arkipelagut të ishujve “Paracel”, të pretenduara si nga Kina, ashtu dhe nga shtete të tjera.

Kina u kundërpërgjigj duke dërguar në ishullin në fjalë anije dhe avionë luftarakë. Ngjarja ndodhi vetëm pak orë përpara se presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, të flisnin së bashku në telefon.

Gjatë bisedës telefonike, Xi i tha Trumpit se “faktorë negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas transkriptit të transmetuar nga televizioni shtetëror kinez.

Ndërkohë, një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë mbi bisedën telefonike mes tyre nuk jep të dhëna nëse krerët e dy shteteve kanë diskutuar apo jo incidentin. Në të thuhet se udhëheqësit e dy vendeve kanë “riafirmuar angazhimet e tyre për të denuklearizuar gadishullin korean”.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar vazhdimisht Kinën kundër pushtimit dhe pretendimit agresiv të ishujve në ujërat e diskutueshëm, por Pekini është përgjigjur se gjithçka bëhet brenda sovranitetit të tij.

Në një deklaratë të mëvonshme gjatë së dielës, Ministria e Jashtme kineze konfirmoi raportet se “USS Stethem” kishte hyrë në ujërat e pretenduar nga Kina. Luftanija kishte lundruar vetëm 12 milje detare nga ishulli Triton, si pjesë e operacioneve të saj për të garantuar “lirinë e lundrimit”, siç thuhet nga agjencitë mediatike dhe “Fox News”, që citon zyrtarë amerikanë të mbrojtjes.

Rregullat e OKB-së diktojnë se çdo territor i një vendi mund të pretendojë sipërfaqen ujore prej rreth 12 miljesh detare nga brigjet e tij. Fakti që luftanija amerikane lundroi brenda këtyre limiteve tregon se SHBA nuk i njeh pretendimet territoriale mbi atë ishull. Pekini, gjithsesi, ka njoftuar se do të përdorë të gjitha “mjetet e nevojshm

2 komente në “Tensionet, Kina i përgjigjet “provokimit” amerikan me luftanije dhe avionë luftarakë”

  1. perkthyesi says:

    Konflikti me Kinen, nuk mund te merret me shaka! Kujdes……………….

  2. Robert HUN-i says:

    DAJ-a SAM-iut oshte me majasill ene nuk mund me nejt pa kerrujt sumen hu me hu por nje hu ka me i ngec mrena ene rrezik me e lone me “barre” !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje