Luiz Carlos Rocha, një nga bosët e perandorisë së kokainës në Amerikën e Jugut është arrestuar së fundi nga policia braziliane.
Braziliani, i cili ka raportuar një pasuri personale prej $100 milionë nga trafiku i drogës në Brazil dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut, është arrestuar gjatë një aksioni në qytetin Sorisso.
Rocha kishte ndryshuar emrin në Vitor Luiz de Moraes, si edhe kishte kryer disa ndërhyrje kirurgjikale plastike për ndryshimin e tipareve të fytyrës.
Megjithatë, falë krahasimit të fotografive të vjetra me pamjen e tij të tanishme, policia arriti në përfundimin se ishte fjala për të njëjtin person.
Operacioni për arrestimin e tij përfshiu 150 agjentë në 12 sulme, gjatë të cilave u sekuestrua një pasuri prej $10 milionë në makina luksoze, aeroplanë privatë, si edhe disa ferma.
wow pse dhe femrat u sekuestuan ?
Ai i shkreti kujtoi se do ta vrisnin, dhe kur i kane thene policia, ka menduar, faleminderit o zot:)
O toc ferma!