"Hemoragjia" në PD, Mustafaj: Basha kryetar "de juro", Selami nuk e njeh partinë, Patozi në garë do ta bënte Bashën serioz

4 Korrik 2017, 17:21Politika TEMA

Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj ka deklaruar se kandidati përballë Lulzim Bashës për zgjedhjet në PD Eduard Selami nuk ka shansin të barazojë dhe jo më të shpallet fitues.

Ai thotë se nuk mund ta kuptojë dot vendimin e Selamit për të kandiduar në këto kushte duke shtuar se ky fakt tregon se ai nuk e njeh PD-në aq sa duhet.

Sakaq, ai tha se parashikon një pjesëmarrje të ulët në votime brenda partisë, për zgjedhjen e kreut të PD-së.

Duke komentuar thirrjen e një dite më parë të kryeministrit Rama drejtuar deputetëve të zgjedhur, për të pyetur popullatën mbi pakënaqësitë në qeverisje, Mustafaj tha se kjo gjë e “demaskon” fitoren e Ramës.

Sipas tij, kryeministri duhet të ishte njohur me shqetësimet e shqiptarëve gjatë fushatës elektorale.

Në rubrikën “Opinion” në News 24 ai shprehet se Berisha nuk është një njeri që abstenon për të zgjedhur mes dy kandidatëve, por kureshtja ngel se ku e gjen veten ai.

Më tej Mustafaj e cilëson Bashën si një kryetar “de juro” duke e cilësuar si përgjegjësin e vetëm për situatën.

“Përgjegjës për këtë situatë të krijuar në PD është vetë Lulzim Basha. Ka refuzuar t’i japë Patozit edhe listën e anëtarësisë së PD. Pse duhet ta bëjë këtë gjë. Unë për vete nuk e gjej vetën në këtë proces. Po jam kurioz ku e gjen veten Berisha. Pasi ai duhet të votojë Bashën apo Selamin. Berisha nuk abstenon kurrë. Dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Por besoj se kjo fushatë do ta nxjerrë Bashën “de jure” kryetar të PD, por pa legjitimitet. Nuk e kuptoj çfarë vizioni ka Basha në lidershipin e vet. Por doja të thoja se Basha e kontrollon grupin parlamentar,” tha Mustafaj.

1 komente në ““Hemoragjia” në PD, Mustafaj: Basha kryetar “de juro”, Selami nuk e njeh partinë, Patozi në garë do ta bënte Bashën serioz”

  1. Farka says:

    Lereni Bashen te beje punen e vet. Te vjetrit, perfshi Mustafajn, ish ministrat ne shumicen absolute te tyre, per te mos i treguar me gisht, e treguan se cfar mund te benin. E fundosen PD-ne me paudhesite e tyre dhe babezine e tyre ne 2013. Edhe rezultati i zgjedhjeve te tanishme rendon ne perqindjen determinuese ne llogari te tyre. Basha, te pakten, nuk ka perlyerjen e tyre dhe eshte shume here me i mire se kushdo tjeter ne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje