Rënia dramatike e peshës elektorale të PD dhe aleatëve

4 Korrik 2017, 17:33Blog TEMA
Rënia dramatike e peshës elektorale të PD dhe aleatëve

Nga Eduard Zaloshnja

Partitë PD, PR, AD, PBDNJ, LZHK dhe 20 parti të tjera më të vogla opozitare u përfaqësuan në fletën e votimit të 25 qershorit vetëm nga tri parti: PD, PR dhe AD.

Dhe këto tri parti morën vetëm 28% të votave të vlefshme në njëmbëdhjetë ish-minibashkitë e kryeqytetit.

Katër vjet më parë, 25 partitë e sipërpërmenduara morën 38% të votave të vlefshme në njëmbëdhjetë ish-minibashkitë e kryeqytetit.

Ndërsa tetë vjet më parë, ato morën në këtë territor plot 44% të votave të vlefshme (Shihni grafikun e mëposhtëm).

Rënien më dramatike gjatë 8 vjetëve të fundit, PD+etj e pësuan në ish-minibashkitë 8 dhe 11, ku ishin  në nivelin mbi 50%, dhe kanë zbritur tani në nivelin 35%.

Grafiku 1. Pesha elektorale e PD+etj në 11 ish-minibashkitë e kryeqytetit:

4 komente në “Rënia dramatike e peshës elektorale të PD dhe aleatëve”

  1. shoku says:

    Edi ti ke te drejt vëlla, jeton me Amerike dhe nuk i di mire ca gjera.
    Renia e p.d vjen se:
    1. Lsi i mori gjate viteve ( qe kur beri aleance ne 2009) krahun me radikal, e thene ndryshe me maskarenjte, me njerez te hurit dhe te litarit, qe p.d i kishte me shumice, pasi vitet e fundi lsi sillej njelloj si p.d e dikurshme.
    2. Asnjhere ata debila ( e kam fjalen per drejtuesit, jo per demokratet e thjeshte) nuk u moren me trarin qe ua kishte zene syte ( lsi dhe fajet e renda qe kishin bere gjate 2 qeverisjeve), por u moren me qimen ne syrin e p.s. Dhe kjo e ka nje arsye, se i konsideronin shqiptaret budallenje ( si ata qe kishte dhe ka ne radhet e saj), me te meta qe mund ta trehiqnin si dele.
    3. Jane “kafshe” hijena, pa pike vizioni. Shiko si sillen ndaj Bashes. Ne vend qe te kryqezojne te KEQEN qe e kane sa nje MAL aty ( Berishen), shqyejne njeri-tjetrin duke e fajesuar Bashen per katastrofen. Vet kjo parti demokratike, brenda saj SKA PASUR KURRE DEMOKRACI.
    4. Ajo parti me ate emer aq te bukur ( P.D) e themeluar ne 1991 u prish qe ne fillimet e saj, kur nje KOMUNISTE U VU NE KRYE. Ajo perparoi vetem per inerci ekonomike dhe politike rajonale, jo se kishte vizion.
    Ne fund te fundit, ajo fjala e urte shkon me shume per p.d ÇTE MBJELLESH, DO KORRESH.

    1. vullneti says:

      Analize e shkurter,sakte e mese e vertete. Bashkohem plotesisht.

  2. Luke says:

    Nuk vjedh dot me vota prandaj ka renie. 44% ne 2009 eshte Sala qe vete I hidhte dhe vete I numeronte.

  3. Lili says:

    Edhe ma poshte do bjerre ,se nuk do votoje me kush per ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje