Edhe pse është larguar nga futbolli ish-mesfushori i Chelsea Frenk Lampard, është bërë përsëri pjesë e faqeve të para të mediave në Britaninë e Madhe.
Sipas zërave që janë përcjellë nga shtypi anglez, banesa që lojtari i ka lënë hua Davina Uardit nuk përdoret nga zonja për t’u mbajtur në formë (Uard ishte prezantuar si instruktore fitnesi).
Një gazetar anglez ka arritur të hyjë në atë shtëpi dhe e ka përshkruar si “gropën e mëkateve”, duke njoftuar që gruaja e përdorte shtëpinë që ndodhet në Londër për seksione sadomazokizmi. U ofronte edhe kokainë klientëve që pëlqente të lidhte dhe të godiste, madje duke filmuar gjithçka nëpërmjet telekamerave që kishte instaluar në dhomë.
Gjithmonë sipas shtypit anglez, në banesën e Lambard janë gjetur rripa prej lëkure dhe litarë për të lidhur klientët, të cilët jepnin 450 euro për çdo seksion që zgjaste thuajse një orë, ndërsa gruaja, e cila paguante 3800 euro në muaj si qira, i bënte publicitet vetes në internet.
Ish-lojtari, i cili tashmë banon në një tjetër vilë luksozë rreth 3 kilometra larg nga shtëpia në fjalë, ka bërë të ditur që nuk dinte asgjë për aktivitetin e ushtruar nga Uard.
Lampard ka përfunduar edhe në “stuhi” falë një postimi në rrjetet sociale, te një foto ku dukeshin gruaja dhe qenushja e tij, në të cilën lojtari kishte shkruar “my two bitches”, domethënë “dy k… e mia”. Një batutë aspak e këndshme që mund të mund të hapë akuza të tjera seksizmi ndaj Lampard.