Koeman dhe Kareka? Ndoshta, por jo, sepse në të vërtetë kjo foto nuk është bërë në Kamp Nou, por tek sheshi i “Flamurit” në Vlorë.
Personazhet në këtë fotografi të rrallë dhe të realizuar mjaft mirë artistikisht, janë shumë të njohura për publikun vlonjat.
Bie në sy Vironi i Dritës, një personazh mitik për vlonjatët me numrin 7 mbi shpinë, numri që përkon me futbollistin e mirënjohur vlonjat Vasil Ruci.
Nuk ka patur ndeshje në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë që të mos ndërpritej nga hyrja në fushën e lojës të Vironit të Dritës, i cili pritej me ilaritet nga i gjithë stadiumi i mbushur plot e përplot në çdo ndeshje
Hahahahaaa TemA jeni te medhenj ! Ku ma keni gjhewtur Vironin e Drites !?
Vironi Drites ishte nje djale i dashur isjellshem e shume hokatar Por varferia eshte shemtira me emadhe per njeriun. Vironi nuk do te harrohet kurre nga ata qe e njohen si njeriu simbol i FLAMURTARIT qe aq shume e donte deri ne fund te jetes se tij shume te re. I pa jarruar VIRONI DRITES.!
Ueeeeee….. Vironi i Drites!!! Dini gje jeton akoma?
njesh fare
jetonte ne varferi ekstreme por ishte gjithmon I qeshur dhe u sherbente te gjitheve….RIP Viron