Sporti dhe spektakli shpesh janë përfshirë në romancë, por kësaj here romanca u përket dy të mëdhenjve në këto fusha në Itali.
Ambra Angiolini e Massimiliano Allegri janë në një lidhje të re.
Dikur e njohur si vajzë spektaklesh dhe sot aktore, Ambra Angiolini është fotografuar teksa pushonte me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.
Fotot janë publikuar sot nga e përjavshmja “Chi”. Trajneri 50-vjeçar duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u ngushëlluar pas humbjes në finale e Champions një muaj më parë.