Partizani zhvillon stërvitjen e parë në stadiumin “Lazar” të Burgas

5 Korrik 2017, 20:08Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar seancën e vetme në kuadër të takimit të kthimit ndaj Botev Plovdiv, i vlefshëm për raundin e parë eleminator të Europa League.

Seanca është kryer në orën 20:00 sipas orës lokale në stadiumin “Lazar” në Burgas.

Traineri Sulejman Starova, do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar , përfshirë edhe mbrojtësin Krasniqi , i cili është rikuperuar plotësisht.

Seanca stërvitore është zhvilluar në temperatura optimale në 25 gradë .

Takimi Botev Plovdiv – Partizani do të luhet të enjten në stadiumin “Lazar” të Burgas në orën 20:00 sipas orës lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje