I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News24, deputeti i PD i zgjedhur në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu bëri thirrje që PD të bashkohet sërish, pasi sipas tij një forcë kaq e madhe ka hapësira për të gjithë.
I pyetur nga gazetari Rezear Xhaxhiu në lidhje me komentin e Jozefina Topallit se “ata që mbështesin Bashën nuk kanë lidhje me PD”, Shehu tha se PD duhet t’i lërë mënjanë këto ndasi.
“Ka arsye që lidhen me probleme të PD, të energjisë në fushatë, të organizimit pavërësisht se kishim një program të shkëlqyer.
Rama s’kishte program, vetëm tallej me njerëzit. Keqpërdorimi i administratës, shitblerja e votës dhe terrorizimi nga kanabisi bënë që zgjedhjet t’i fitonin PD.
Nga marrëveshja Rama-Basha, PD doli e fituar, sepse mori 7 ministra teknikë,” tha Shehu.
Po mire more Tritan po puna e qeverise Rama nuk ka ndikuar fare ? Harruat ju qe late nje shtet rrumpalle,qe vodhet sa mundet ne cdo drejtim, qe bete vjedhjet qe mund te quhen vjedhjet e shekullit ;Rruga e kombit 235 million euro CEZ 400 million Euro .miljona te tjera nepermjet Albpetrol ,etj,Po vrasjet ne boulevard nuk kane ndikuar?E shume krime e vjedhje te pa numurta qe do nje roman ti pershkruash,si thoni ju te PD nuk ndkojne per te humbur vota?Ndersa Rama beri reforma dhe po ben shtet,po ndryshon faqen vendit.po rrit ekonomine .Populli votoj Ramen qe te perfundoje punen e nisur te berit shtet ,te perfundoje reformen ne drejtesi qe te denohen kriminelet dhe hajdutet e pa denuar pamvaresisht se kush jane ata.