Gara për kreun e ri të PD, Basha përballë Selamit në vendlidjen e Berishës Tropojë

7 Korrik 2017, 20:57Politika TEMA

Dy rivalët për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduart Selami njoftuan më herët se do të dilnin bashkë në fushatë.

Ndaj, turi i tyre do të ndalet në Tropojë, ku do të përballin para demokratëve platformën e tyre se si do ta drejtojnë partinë.

“Te nderuar anetare te Partise Demokratike Dega Tropojë, PD-ja aktualishte ka hyre ne nje faze shume te rendesishme te saj ate te zgjedhjes se Kryetarit te PDSh-se.

Ju njoftoj dhe ju ftoj te beheni pjese e diskutimeve dhe vendimarrjes se kesaj gare:
Diten e enjte dt.13.07.2017 ora 13:00 ne Bajram Curri ( Ne sallen e pallatit te kultures Dardania).

Se bashku te dy kandidatet do te shpalosin platformen dhe vizionin e tyre per drejtimin e PD-se ne mandatin ne vazhdim:

Zonja dhe zoterinj, misioni i demokrateve per europianizimin e PDSH-se dhe Shqiperise vazhdon,se bashku per nje PD-e dhe te djathte te bashkuar, PD-ja ka nevoje per kontributin dhe ndihmen e gjithsecilit,te bashkuar mund t’ia dalim perballe kesaj oligarkie Rilindase qe ka pushtuar te gjithe vendin.

Ju ftoj te behemi pjese e takimit te perbashket te kandidateve dhe te shprehim mendimet tona.
Suksese!”, thuhet ne njoftimin e demokrateve te Tropojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje