“Garipi”, “Intelektuali” i viteve 80 dhe shansi i fundit për PD-në

7 Korrik 2017, 16:53Politika TEMA

Nga Prof. Nebi Bardhoshi

Epilog…

Që Selami ka pas shkruajtur për Enver Hoxhën e kam pas ditur me kohë. Jo për ndonjë merit të veçantë, por ka ndodhur krejt rastësisht teksa lexoja për “dijetarët e viteve 80-të” të cilët u bënë dhe liderat tanë politikë, e dijetarë në Universitetet tona.

Pra, shkurt kam qenë kurioz për dy kultura, atë të ‘garipave” të këtyre viteve, por dhe të “dijetarëve garipa” të po këtyre viteve.

Ndërkohë kam pas dashur të besoj se mund të flasim për një ‘kulturë kalimi” apo provë kalimi nga kultura diktatoriale te ajo demokratike, e cila si provë kryesore të saj kishte përballjen me vetë diktaturën, pra ai momenti kur dikush e bën veten dalje nga llogaria e jetës.

Por këtë tezë nuk e zhvillova ndonjëherë, sepse e di që shumëkush do të donte të merte pjesë në të, dhe kështu ka ndodhur apo jo. Ndërkohë, kemi dhe kulturën e dales së liderave prej zyrave të pushtetit, dhe kjo përballet me atë të ‘sakrifikimin apo bërjes së vetes dalje”.

Tani…

Sot Partia Demokratike është para mundësisë finale që ajo të riartikulohet si një parti, për të cilën u krijua.

Pra sipas idealit.

Kushdo e di, që kurrë smund të përputhet ideali me realen, por po themi se tani është momenti të reduktohet distanca në mes asaj çfarë mbart si e mirë dhe asaj që ka vepruar në praktikë.

Cili është paradoksi apo janë paradokset në këtë lojë?

Në këtë rast është përsëri Berisha.

Berisha që ka qenë autori kryesor për gjithë fatin e PD -se dhe për kulturën politike të saj, tani ka shansin e fundit të rishoh, edhe njëherë qëndimrin e tij.
Dhe paradoksi i dytë është si vijon.

Nëse Berisha kërkon që kultura e tij politike, përfshi këtu dhe ‘trashëgiminë e tij’ politike, i duhet te zgjedhë edhe njëherë tjetër dikë, por dikë që vërtetë mendon e vepron ndryshe.

Tani me shpresën e fundit, se ky tjetri, pra Selami, ndryshe nga Basha, nuk do të bëjë gabimin fatal të mundohet bëjë rolin e Berishës në Partinë e Berishës, për aq kohë sa Berisha është gjallë akoma.

Jo vetëm gjallë fizikisht, por dhe gjallë si kujtimi i humbjes së thellë në 2013. Për këtë humbje PD-ja nuk ka se si thotë se dikush ia vodhi votën.

Nëse po, kjo është thjeshtë një dëshmi e humbjes së vetëdijes politike.

E për këtë humbje kaq të thellë, tri gafa politike pas vitit 1997, që Berisha s’do të duhej t’ia falë vetes, nëse ka qenë i lirë të marë

vendime, janë. 1. Mrojtja e Mediut në rastin e Gërdecit. 2. Mbrojtja e Ilir Metës në rastin e 21 janarit. 3. Ndërtimi i Bashës si politikan, i cili edhe nëse besnik ndaj Berishës, nuk ia doli dot të rritej.

Tani vimë te pikat e lartpërmendura….

A ka ndonjë shans PD për tu ringitur?

Unë mendoj shumë pak, por ende ka një mundësi.

E kjo duhet të ndodhë duke plotësuar paradoksin final.

Berisha duhet të bindet se, një kulturë tjetër politike do të duhet të zhvillohet si pjesë e PD-së.

E mbi të gjitha, ai dhe të tjerë rreth tij, s’duhet të vajtojnë vetëm 200 mijë votat e fundit, por qindra e mijra vota që kanë ikur prej kohësh prej PD-së, dhe qindra e mijra të tjerave që do të tretën nga PD.

Pra le të themi, se PD, ka nëvojë për një ‘kulturë të re tranzitore’, e cila gradualisht do të shndërrohet në një mundësi për shndërrimin e gjithë kulturës politike në Shqipëri.

Dhe nuk e fsheh se unë jam gëzuar që nuk fitoi një PD e cila vijoi të ishte arrogante brenda saj, dhe më të tjetët edhe pse kishte një kryetar të ri.

Sa jam gëzuar për shembjen e kësaj arrogance, aq jam gëzuar se tashmë jemi para një Shansi për rikonceptim të politës duke nisur nga PD-ja.

Ju do thoni mos u gëzo kot, se e keqja s’ka fund….!

Kryeparadoksi është se Berisha ka vetëm një shans, dhe ky është Selami.

Pra, Selami, nuk fiton dot me idenë e një anëtar një votë brenda Partisë së Berishës dhe pak të Bashës.

Selami mund të fitojë vetëm nëse do të ketë ndonjë “qarkore të brendshme” të Berishës, ku bëhet e qartë se platforma e Selamit është win-win situation.

Pra, Selami nuk është garipi i viteve 80-të, por e njeh atë kulturë si bashkëmoshatare.

Kjo është pika e fortë e Selamit, se dhe e njeh këtë kulturë, dhe nuk ka dëshirë të sillet si i tillë.

Kjo kultura e dytë, pra e garipit të viteve 80-të, dominon drejtimin e degëve të PD-së në rrethe.

Selami duhet të dëshmojë gjithnjë që e ka ndërmend vërtetë ta shprehë në praktikë atë ideal që ai thotë – se e njeh mirë kulturën demokratike.

E në këtë rast, do t’i sygjeroja që ta heqë nga diskursi i tij politik, termin ‘shtëpi’ kur i referohet ‘partisë’.

S’kemi nevojë më, që Partia të shikohet si ‘shtëpi’ as e jona e as e dikujt.

Në fakt, këto zgjedhje janë Shansi final për Selamin po aq edhe për PD-në, edhe për Bashën edhe për Berishën.

Mos mendoni se po e idealizoj Selamin?

Ndoshta disi po. Por nuk e kam si qëllim në vetvete.

Selami ka disa potenciale, e këto edhe për shkak të vetë limiteve në mistifikimin e figurës së tij, në vetë faktin se ai nuk ka shprehë deshirë të jetë një lider gjitholog, njëherazi dhe për faktin se ai nuk ka qenë ministër, e as funksionar.
Ai nuk është larguar duke demtuar Partinë apo dikë brenda Partisë. Por pikërisht te këto limite të Selamit dhe njëkoësisht të kulturës politike brenda PD-së, do të mund të “mbillet fara” e kulturës së hapjes ndaj shoqërisë dhe të ‘zbulimint të qytetarit brenda PD-së’ dhe jo turmës apo militantit.

Thënë thjeshtë, PD e ka në dorë të rikthehet si platformë politike për shndërrimin e gjithë kulturës politike shqiptare.
Po nëse Berisha bënë “një qarkore” kundër ketij shansi te fundit per kulturë të re politike, dhe brenda kësaj ‘qarkoreje” është dhe marrëveshja se Selami do të jetë, të themi nënkryetari, apo Sekretari i Përgjithëshëm iI PD-së, për të dëshmuar garën e drejtë dhe kulturën e re demokratike brenda PD-së, atëherë, le ta bëjë, por PD-ja do të shkoj drejt trejtes.

8 komente në ““Garipi”, “Intelektuali” i viteve 80 dhe shansi i fundit për PD-në”

  1. Tani says:

    Shume dobet e shkruar. Plako, nuk e di sa profesor je, por nuk mund te shkruash si flet ne kafe.

    1. Grigor says:

      Ke shume te drejte per gjuhen e perdorur. Por vetem mos harro nje gje. Keta artikuj, si ne gazeten e blere ne kioskë, si ne telefon, ne kafe do lexohen the diskutohen, keshtu qe ky e ka shkruar per ne kafene. Burre I mençur sepse e njeh audiencen e vet.

  2. pnb says:

    I nderuar Nebi Bardhoshi

    Ju lutem njihuni me nje leksion me poshte i vlefshem per profesore shurdh memece dhe me probleme
    te renda ne shikimin atdhetar te problmeve ne kete Kolere serbiberishiane

    ***

    Nuk jam marre kurre me politike..as kem qene ndonje here antar partie
    por kjo qe ka ndodhur pas 1991 qe do ta quaja “saligate”
    eshte pak te quhet GENOCID ANTIKOMUNIST DERI NE KANIBALIZEM.
    .ku qarqe ULTRA ANTISHQIPTARE greke-serbe ne washington dhe bruksel
    nepermjet radiolojes se luftes kunder nje komunzimi te vdekur…..
    arriten ate qe nuk e kish arritur ne qindra vjet
    NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE

    JAM NGA ATO SHQIPTARE QE I PRITEM “PERNEDIMORET” SI ARDHJA E KRISHTIT NE 1991..POR E SHIKOJ QE SOT NA KANE VARUR NE KRYQ SI KRISHTI…

    mos burgosja nga panelet perendimore e perbindeshit Salibisha (kuislingut te tyre)eshte me I rende se cdo pushtim dhe per kete problem nuk ka asnje “negociate”

    ……………………
    Enveri nuk ka nevoje per lapidar,,e shenjteroi salisatanai
    .
    Kam rrjeshtuar nje material ne 4 pjese qe tregon se Berisha eshte vetem nje “lugat I zi” qe ka 25 vjet
    qe po zbaton nje nga teorite me antishqiptare
    dhe me antinjerzore te zbatuar ne Shqiperi qe quhet “doktrina e dekomunistfikimit”
    Biberaj-Rajeson qe rezultoi me reaksionare se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE.
    .
    Eshte macabre sot te mendojme se eshte pikerisht Berisha ai qe ka kapur prej bolesh disa dipllomate kryesore euro-atllantikas me aferat e tyre te pista te kryera ne Shqiperi dhe nese “ai hap gojen” do ti perveloje disa nga keto miqte tane e nga podestat-wisnerat e deri te rajersonet.e DORIS PACKET qe po behen si Jelek Antiplumbi per kete monster
    _____________________________________________
    PSE SALISERBI
    ESHTE LAPIDAR DIAMANTI
    QE AMERIKA DHE EUROPA
    I KANE NGRITUR ENVER HOXHES
    SI PROFET ABSOLUT ??
    __________
    PJESA E PARE
    ______________
    Vaske Afezolli, një ish officer i lartë i Sigurimit, ka qenë ndërmjetës i CIA, në Ambasaden Amerikane, në vitin 1991, kur Berisha nuk ishte ende në pushtet. Afezolli, organizoi edhe takimin e ketij me Sali Berishen, i cili u bë në makinen private të V.A, nipit të Vaskes (djali motrës). Për dy orë i ranë rrotull unazës ndërkohë që Berisha dhe oficeri (ose dikush tjeter i CIA) bisedonte në sediljen e mbrapme. Ndërkohe djali i Vaskës, present në takim, (ish zv.min i regjimit komunist , në ministrinë e Tregëtisë ), rrinte në sediljen e pare dhe shofer ishte VA, që nuk dinte anglisht. Vaska përfundoi në SHBA dhe aty vdiq në moshen 85 vjecare në vitin 2015, si shtetas amerikan. Pallati ku rri sot Berisha është ndërtuar në pronën e Adhamit, nga investitori që ka dhe ndërtesën 24 kateshe, përbri Ambasadës Italiane (Qendra Coin, ose ABA), aty ku Berisha ka zyrën e tij sot, në katin 14-te , me siguri si dhuratë prej tij.
    Bujar Hoxha. Pedagog i filozofisë dhe mësimdhënës në shkollën e PPSH ai ishte këshilltar i Enver Hoxhës për çështjet e Kosovës së bashku me Ajet Haxhiun. Çuditërisht të dy u bënë njerëzit më të afërt të Berishës. Ai kishte lidhje krushqie të ngushta me Manush Myftiun, i cili së bashku me Hysni Kapon janë cilësuar si njerëzit e fshehtë të Beogradit në Byronë Politike të Hoxhës, të cilët i dinte vetë diktatori por i lejoi për ti përdorur.(dhe në fakt i përdori).
    Vaskë Afezolli, zyrtar i Sigurimit, me lidhje familjare me Bujar Hoxhën. Përmendet si njeri me lidhje në Dibër, zonë ku dhe UDB ka qenë shumë e fuqishme. Ka pasur lidhje me fisin Baholli, të cilët kanë pasur lidhje me Gazideden që në kohën e regjimit komunist.
    Nerulla Zebi. Shef i kundërzbulimit shqiptar por që kishte jë handicap. Ishte nga Golloborda dhe ka dyshime për lidhje të tij me shërbimin sekret serb, të cilit i ka dhënë dokumente residence. Flitet se jeton në Bullgar
    Vladislav Jovanoviç ka lindur shumë pranë kufirit me Kosovën, në Žitni Potok dhe ka punuar diplomat i Jugosllavisë, pikërisht aty ku shqiptarët kanë qenë më të përqendruar dhe ku thuhet se janë bërë rekrutimet më të mëdha të UDB-sw në diasporë dhe më tej në politikën e shtetit shqiptar. Ai ka qenë diplomat në Bruksel në vitet 50 të shekullit të shkuar ndwrsa në vigjilje të prishjes së komunizmit ka shërbyer në Ankara. Jovanoviç ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit dhe në kohën kur ky i fundit iku nga pushteti la karrierën e ambasadorit serb në OKB.
    Lawrence Eagleburger alias Lorenc Igëllberger, ka qenë një diplomat karriere dhe njohet me nofkën :Lorenci i Maqedonisë apo Lorenci i Serbisë. i ndjeri Eagleburger që ka vdekur në vitin 2011 ka qenë ambassador i SHBA në Jugosllavi gjatë viteve 1961-1965 dhe gjatë kësaj kohe menaxhoi ndihmat amerikane në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit. Ai ka krijuar lidhje jetëgjata me qarqet serbe. Aq jetëgjata qenë këto lidhje sa i mbajti edhe kur shërbeu si Sekretar Shteti kujdestar në kohën e dorëheqjes së James Baker pas humbjes së Bush. Gjatë periudhës 1989-1992 ai shërbeu si këshillues për çështjet jugosllave dhe ishte mjaft kontraversal. Ai në këtë kohë fitoi reputacionin si një partizan i fortë i serbëve, aq shumë sa mohoi krimet e paramilitarëve dhe ushtrisë federative në Kroaci e Bosnjë. Kjo njëanshmëri bëri që shtypi europian ta cilësojë si “Lorenci i Serbisë”./// Sa Lorenca-fazzlice-nick gage-elezbibere dhe matherfackere ka ne washington dhe bruksel…..qe po e mbrojne berishen dhe duke poshtruar 10 miljon shqiptare ?
    ____________________________________________________________________
    PJESA DYTE
    __________
    Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92
    Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
    __________________
    PJESA E TRETE (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
    __________________
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
    Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
    ________________________________________________________________________
    PJESA E KATERT
    ______________
    Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
    Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit:., SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djallin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte dhe vriste opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.? Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot duke u shpërfytyruar si kurrë në historinë botërore
    ____________________________________________________
    Pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit 2011 Sali Bisha nuk eshte me problem I Shqiperise por I Shteteve te Lulbashkuara te Amerkes dhe Shteteve te SHKERDHYERA TE Europes
    ––
    Mos harroni votimet e majit 2011 ku vrasesi lul basha fitoi votimet me menget e perveshura te Arvizuse se do perseriten dhe ne 2017 me breket e ulura te edi rames dhe kinezerirat e Donald luse.

    Dihet qe Shqiperia pas 1992 eshte nje territor qe komandohet nga nenpunsi I rruges Elbasanit qe i duhet thene se kane deshtuar ne Shqiperi si te Gjiri I Derrave ne Kube ashtu dhe te gjiri I DERRAVE TE LALZIT..thjeshte politika amerikane e ka humbur besimin te shqiptaret e thjeshte…dhe SHQIPERINE MUND TA NDREQIN:
    .
    1-ose ardhja e jashtetokesorve (ufot)
    .
    2-Ose te ngrihet nga varri SHENJTORI ENVER HOXHA
    .
    3- Ose le te shpresojme
    se do dali ndonje “hundlesh”
    ti argumentoje zotit Tramp
    se Amerika “e ka dhi punen”
    me monstren Sali Elezbiberisha
    .
    ———————-
    “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

  3. Poradeci says:

    Profesori e ka bere shume mire analizen por ce do se fara e mbjelle nga Berisha i ka metastazat me vehte qe ne nje forme apo ne tjeter ato me pa tjeter do trashegohen ose do percillen ashtu si ne rrastin e Bashes Tepkez Berishe, qe Selamit apo kujtdo tjeter duhet ta filloje nga e para pa asnje ndikim nga metastazat Berishjane(te tilla si Vrasjet hakmarrese, Krimi i organizuar,korrupsioni,pabesia,hakmarrja, lufta e berrylave dhe te gjitha te zezat dhe vuajtjet qe i ka shkaktuar keti populli ky njeri i ZI SKETERRE.

  4. Novruzi says:

    PNB shume sakte e ke shkruar, po kujt ia shkruan se. Coja Spartak Ngjeles kete koment, te shohim si do reagoje. As Saliu as edhe nje, nuk ka per tu denuar, si nje edhe nje qe bejne dy. E keni degjuar Edushken te thote ndonje gje per Saliun tani?? Besoj se ka rene ne qetesi, dhe dashuri. Nje pyetje kisha une saktesisht 20 vjet te shkuara kush u vra nga liderat??? Pra si gjithmone me dashuri, dhe qetesi, populli e ka hurin brenda.

  5. Treviso says:

    Reformimin e partise Demokratike vetem vetingu e ben. Pa u denuar kriminelat dhe tradhetaret e popullit qe jane ne krye te partise, ajo nuk reformohet. Koha do tatregoje.

  6. Faik Konica says:

    Na mbinë “profesorat” si kërpudhat pas shiut, me diplloma (e doktoratura) të blera, që nuk dinë të artikulojnë saktë dhe me elokuencë, një frazë me më shumë se tetë fjalë…

  7. lato says:

    Kopene e ujqerve ne PD e ka futur Berisha.Sa te jete gjalle Berisha ne PD nuk ka demokraci.Populli shqiptar po e skarton kopene me ritme te avashta,por pa nderprerje.PD humbet nga 10% ne cdo 4 vjet zgjedhje ,40%,30%,20% deri sa te zhduket kopeja e Berishes.Keshtu reformohet PD,kur te konkuroje me Milon ,kur t`i lutet LSI ta fusi ne listat shumeemerore,ne nje vend te sigurte,qe te mos i humbi fara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje