Lulzim Basha: Gabimet e mia, politike. Nuk kam bërë asgjë për veten apo karrigen time

7 Korrik 2017, 12:22Politika TEMA

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në kuadër të garës për kreun e ri të PD-së.

Basha ka folur për përgjegjësitë e tij për rezultatin, por sipas tij në 25 qershor, shitblerja e votave vulosi rezultatin e zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e Bashës

E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në cdo nivel.

Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur.

E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike.

 Kemi mësime të cmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi i Kavajës. E para është bashkimi.

Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratike u rikthye forcë e parë politike në Kavajë, në një qytet ku sundonte banda e Ervin Roshit, një nga më famëkeqet, ku paratë u derdhën lumë nga një nga kapot e korrupsionit që është Arben Ahmetaj, duke paguar shuma marramendëse, deri në 100 mijë euro për 40 vota në Stan të Ri.

 Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces.

Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karriken time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë.

11 komente në “Lulzim Basha: Gabimet e mia, politike. Nuk kam bërë asgjë për veten apo karrigen time”

  1. Antea says:

    E njejta histori me ty. Pas cdo humbje qe merr keto fjale thua, u blene votat, ndikoi policia dhe sa e sa genjeshtra tjera. Por qetesohu e ke nje shans edhe pas 4 vitesh…

  2. Lulzimi says:

    Kur do te mbarojne ndonjeher keto brockullat e tua. Bej ate fushate rehat se nuk dihet a do jesh me kryetar partie.

  3. Albani says:

    Partia Demokratike dhe ti bashke me te jeni nje deshtim i madh. Me vjen keq qe merrni neper goje njerez te punes dhe qe mundohen te bejne sa munden per vendin e tyre,

  4. ina says:

    qente le te lehin karvani te ece perpara, z.Ahmetaj e nxorri partine socialiste fituse si ne kavaje si ne rrogozhine, eshte merite se mbi te gjithe eshte bere pune goxha serioze me kete qytet, te cilin ju e braktiset, cdo qytetar kavajas e di qe vetem per humbje je i pari, eshte shume gje noramale qe pas njw fare kohe kemi zevendesim me nje figure te re dhe kjo nuk eshte mertite e bashes as e pd-se

  5. korab says:

    ik more mashtrus nuk vlen nje leke si ke fytyre e perbalte punen e njerzve qe me te vertete kane kontribuar per qytetin e Kavajes

    1. aldo says:

      Boll me genjeshtra, kavaja e di mire se kush punoi per ta e kush i injoroi, mjaft me akuza se per z.Roshi ka respekt nje kavaje e tere ai punoi te tjeter do gjejne gati shume gjera.

    2. Lugati says:

      je m’rregull ti o lul..mo mir ti sa s.berisha

      e eduard ekrem bardha soros selami

  6. klodi says:

    basha ne tere angazhimin e tij politik nuk ka bere as sa gjysma e puneve qe ka bere z.ahmetaj nje nga me te miret e qeverise Rama, ahmetaj eshte me i mire prandaj sulmohet nga nje palo kryetar qe kavajasit e vertete nuk e shohin dot me sy

  7. gjergji says:

    esht normale qe ktu te ne me te mirin te gjithe e sulmojne po Ahmetajn gjithe keto vite politike nuk e kan mbajt punet e pista apo kuneterit… por se eshte rob i zoti i afte per detyrat qe merr, mjaft me i re ne qafe njerezve te punes se nuk shpeton dot nga pesha e fajit

  8. Spiro says:

    E besojm. Gjithshka per karriken e Argites, llogarine e gruas dhe koken e Berishes. Ashje per vete. Po u nda nga berisha dhe nga gruaja shkon te lypi

  9. #EKZEKUTUSI says:

    UDB-ja NUK KA KANDIDAT ME TE “MIRE” SE LULUIC BASHOVICIN..prandaj edhe Lulici do te Qendroj ne Krye te PD-se..ANTISHQIPETARE..
    1-Pasi i DHUROJ DETIN GREKERVE, nese Vjene ne Pushtet do tu Dhuroj Grekerve edhe Jugun e Shqiperise te Quajtur “Vorio-Epir”…per kete ka Mbeshtetjen e Lobit Greko-Amerikane..KUPTOHET MIKU I TIJE @DAMIR FAZLLIC nuk e “Harroj” edhe kete here.. i dha “Credon” e UDB-se-SERBE..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje