Rama prezanton raportin e parë: Ja çfarë më kërkojnë shqiptarët, janë 10 çështjet kryesore!

7 Korrik 2017, 10:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një raport me ato që i kanë kërkuar qytetarët të bëjë gjatë mandatit të dytë qeverisës.

Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit?✌??

Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S’keni parë gjë akoma?✌??

Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam

DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim.

Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.

10 ÇËSHTJET KRYESUESE TË SUGJERUARA RRETH 10 MIJË HERË NË 6 MIJË KOMENTE JANË:

1.DREJTËSI

2.ADMINISTRATË

3.ARSIM

4.BUJQËSI

5.SHËNDETËSI

6.PUNËSIM

7.RILINDJE URBANE

8.SHTET

9.EKONOMI

10.TURIZËM

1105 komentues inkurajojnë dhe kërkojnë të ecet shpejt me reformën në drejtësi si një premisë kyçe që shtron rrugën për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, që nga lufta kundër korrupsionit tek rritja e investimeve të huaja; zgjidhja e problemeve me pronat; lufta ndaj pabarazisë apo kundër abuzimeve të çdo niveli

973 komentues kërkojnë reformimin e thellë të administratës duke e ulur pritshmërinë edhe deri tek mirësjellja dhe ofrimi i informacionit të saktë. Sugjerimet se si mund të arrihet përfshijnë depolitizimin; punësimin e profesionistëve përmes meritës, qendërzimin e shërbimeve dhe digjitalizimin.

805 komentues besojnë fort se gjithçka nis me Arsimin, duke u fokusuar më shumë tek cilësia e mësimdhënies, aftësitë e mësuesve dhe mënyra e punësimit të tyre. Një sugjerim interesant ishte që përvec testimit të dijeve të mësuesve, të bëhet krahasimi i rezultateve të punës së tyre tek nxënësit dhe vendosja e pagës në varësi të këtyre rezultateve. Vijimi i përpjekjeve për forcimin dhe modernizimin e Arsimit profesional mbështetet me shpeshtësi të lartë, ndërsa Arsimi i lartë dhe universitetet përmenden rrallë

790 komentues besojnë se duhet investuar fort në bujqësi, që nga mbështetja e fermerëve për të prodhuar e deri tek infrastruktura e lidhjes së fshatrave me qytetet e tregjet apo rilindjen urbane që duhet të shkojë në çdo fshat. Një shqetësim të madh paraqet edhe kontrolli i produkteve ku komentuesit mbështesin idenë e ndërhyrjes në legjislacion duke vendosur rregulla dhe dënime shumë herë më të rrepta për pesticidet e kimikatet e dëmshme, kur ato përdoren. Siguria ushqimore është përmendur me shpeshtësi të lartë në këtë grup.

564 komentues kanë kërkuar të shihet me prioritet shëndetësia, duke vënë në qendër të shqetësimeve të tyre mjekët e korruptuar apo mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. Vlen për tu theksuar se në këtë grup vlerësohet me shpeshtësi të lartë nga komentuesit që ka patur ndryshime pozitive në shëndetësi, por ka ende më shumë për të bërë.

511 komentues kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së investimeve të huaja, ndërhyrjeve në arsim për një formim më të përshtatshëm me tregun, mbështetjen e biznesit duke ulur taksat, mbështetjen e të rinjve me fonde për të hapur biznese apo mbështetjen e bizneseve ekzistuese që punësojnë të rinjtë, si edhe shumë opsione lehtësirash të tjera për sipërmarrjet.

470 komentues sugjerojnë të ecet më tej me programin e rilindjes urbane duke e lidhur fort me përmirësimin e nevojshëm të infrastrukturës, përmirësimin e imazhit, rritjen e turizmit dhe me forcimin e ekonomisë lokale

466 komentues kërkojnë të vijohet me forcimin e shtetit në kuptimin e zbatimit të ligjeve, rregullave, kontrollit, barazisë së trajtimit të qytetarëve, shërbimeve dhe mbrojtjes së shtresave më në nevojë. Shpeshtësi të lartë mbajnë sugjerimet për të ecur më shpejt me reformat në rrugën e integrimit në BE, pasi suksesin e këtij procesi e lidhin drejpërdrejt me ekonominë, mirëqenien e tyre dhe me cilësinë e shërbimeve publike

402 komentues sugjerojnë të punohet më fort për rritjen ekonomike duke ndërhyre që nga ulja drastike e taksave e deri tek shtetëzimi i ndërmarrjeve dikur shtetërore për një shfrytëzim më të mirë të pasurive natyrore kombëtare. Shpeshtësi e lartë paraqitet me kërkesën për të vazhduar me luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

294 komentues besojnë fort tek turizmi si prioritet kryesor në 4 vitet e dyta, duke adresuar nevojat për përmirësim të infrastrukturës turistike, nxitjen e përmirësimit të shërbimeve dhe cilësisë në hoteleri, si edhe afrimin e investitorëve apo emrave të mëdhenj në turizëm, si rruga më e mirë për zhvillim ekonomik dhe punësim”, shkruan Rama.

24 komente në “Rama prezanton raportin e parë: Ja çfarë më kërkojnë shqiptarët, janë 10 çështjet kryesore!”

  1. tirons says:

    Hahahaahh, 8. Shtet
    me Ruc dhe Ilir Meta me ndihmen e Lulzim Bashes.

    Kena me i nxjerr ne fletrrufe.

    1. Lugati says:

      o lugato ome????po na shet fiq mufka si lali eri
      ..e ka mire ky siper..nipi spiro kolekes KM..g.ruci k.parlamentar…l.shtangisti president..f.xhafa m.brendeshem..s.pellumbi m.jashtem….OPOZITA kryetar sali berisha ish sekretar partie..g.pollo klysh komunisti zevendes..genc ruli po ashtu minister finance..kryetar shiku f.balliu spiun i luftes klasave..minister per bisedimet me hy ne evrope besnik mustafaraj spiun frankoserb….o lugato e di cke nreje e enver kurven ka vorri e jena m’rregull…harrova erjon bracen..taulant pallen…eduard selamin..petrit vasilin e lejme rezerve si dihet..harrova kryeprokur s.ngjele bisexin..dhe del qeveri kurvash e kriminelesh hajdut…hajde veting hajde vetingu papam..e hajde me arresto mu mrapa jom tu suvatu havlline pa leje….jasha surrelli

      1. Shqipri po ndryshon says:

        O Lugati I ke lujt fene. Nuk ka presje te prishi te verteten e hidhur. Habitem si ta lejuan komentin me spec. Sa per keta me poshte gelltiten dhe keta nje luge corbe te prishun…

        A e frikshme te mendosh akoma na udheheq Ruci, Meta, Xhafa , Palla apo Servet Pllumi,.

        ..(.prej tironsit jot vertete)

        1. Lugati says:

          tironco i nerum..po ky osht realiteti vllai

    2. Aldo says:

      Hahahhaha punesimi i 6 ???? Hahahhahahahah sa i sakte qenka

    3. Une... ti... ne te gjithe... says:

      More jane ne vete ky popull apo nuk jane!?

      Po pse more mos e dini se pkasi peshku ne tirane??

      Apo nuk e dini se po te behen keto qe permendni e kerkoni atehere shqiperia behet si britania e gjermania ku populli i kerkon llogari qeverrive??

      Ku mendoni se jeni more hajvan komentues qe po kerkoni kaq shume?? E sidomos me ato kerkesat per drejtesi, arsim e shendetesi!!!!

      Por leri le te flasin keta, ti edi vazhdo punen e mos u lekund nga rruga e nisur. Vendos ata te betuarit ne krye te drejtesise, vendos ata qe dine ta nxjerrin lekun ne nyjet e arsimit dhe te shendetesise e mos lesho pe as tek bujqesia e as tek blegtoria se keta bujqer e barinj po tu plotesohen kushtet do kthehen e do kerkojne se ku i gjeten grrepat e tu e te berishes parate qe u pasuruan keshtu. Si kudo edo, mbro grrepat dhe llojin tend dhe futu gishtin ketyre se keta jane nga ajo klase me te cilen ti nuk ke lidhje!

      Vuuut Edo!!!

    1. 222 says:

      pirdh se lirohesh

  2. joel shkodra says:

    Paga e mesuesit ne varesi te rezultateve do te sjelle vleresime fiktive. Jo vetem, por perse duhet te marre me pak ai mesues te cilit i takojne nxenes me nivel te ulet nga perberja familjare, shoqerore, zonale etj.? Bile, ai mesues duhet paguar me shume. Po, duhet rritur kontrolli i punes se mesuesit nga ana e drejtuesve, inspektoreve etj.

  3. GJINOJA says:

    Po pronat nuk t’i kane kerkuar, apo ato jane vjedhur e grabitur me kohe?

  4. Zigur Qarri says:

    Gjithshka nis me Arsimin dhe vetem me Arsimin.
    Si mund te bësh reform ne drejtesi dhe administrate me persona me nota apo diplloma te blera,
    qe nuk kan bazen,dijen dhe sedren profesionale,si mund krijosh nje industri moderne kombetare
    dhe te hapesh vende pune pa pasur dije,si mund te bësh politike me injorante,si mund te arrish te
    gjitha keto me Mesues injorante qe nuk kan as nivelin e nxenesve?Nuk ka mbetur kuç e maç qe nuk
    zotron nje dipllome,dhe mijera nga keto bastarde punojne ne administrate,sepse jan militante.
    Se çfar dëmesh katastrofale i ka sjellë shkatrrimi i arsimit kombit tone,do te ndjehet edhe 100 vjet
    te tjera.Ka qene kjo nje fenomen me qellim duke e paraqitur si korruptiv,do ta tregoi koha.Por,
    RILINDJA e nje kombi,ashtu si gjithshka tjeter,nis me Arsimin dhe vetem me Arsimin.

    1. mirel says:

      Per cfare industrializimi flet? Ramiu me industrializim nenkupton koncesionet.
      Ato nuk kane nevoje per profesioniste dhe njerez te formuar. Mjaftojne ca kullufe te perkedhelur dhe me nje diplome. Ca burra lavire dhe drejtoresha buce qe punojne per Partine, dhe industrializimi u be.
      Ajo qe do prodhohet, si psh: nafta, mineralet, energjia, me nje fjale gjithe pasuria kombetare do rrjedhe neper llogarite e oligarkeve koncesionare, dhe populli do brohorasi per fitore.
      Njerezit ende nuk kane kuptuar gje nga tragjedite e Bankers, Kurum e plot te tjera. Ende enderojne ” investime” te tilla.
      Ose te pakten le te shpresojme qe eshte e lehte te mashtrohen nga fjalet e bukura dhe nuk e kuptojne mashtrimnin, se te thuash e kuptojne dhe prape e kerkojne, kjo eshte baraz me shpresa te humbura.

    2. xhulio says:

      Sa nuk eshte vone, kerkohet nje kontroll i imet i diplomave te blera pa ndjekur shkollen.Behet lehte fare, disa grupe kontrolli nga grupe te perbashketa ministri arsimi, drejtesie.Nje pjese do te lergohen vete, nese do te kete sanksione per ata qe kane shitur dhe ata qe kane blere duke nisur nga ministra, deputete, kryetare bashkishe e deri poshte.

  5. Leone-53 says:

    Jo gjithmone “shumica” ka te drejte!
    Nje “germe” nuk flitet per PRONEN gjene e shenjte ne nje shoqeri kapitaliste.
    Kjo tregon se ata qe kane “folur” me Ramen nepermjet rrjetit kane qene te majte dhe si te tille kane “treguar” rrenjet e tyre.
    Personalisht as jam “futur” e nuk do te “futem” kurre tek Rama, Berisha e satelitet e tyre por te gjithe e dine se kush jane 2 plaget kryesore qe vuan Shqiperia 27 vjeçare:
    Drejtesia dhe çeeshtja e PRONES.
    Rames e dyta nuk i intereson dhe e tregoj qe ne mandatin e pare ose qe ne daljen e pare ne shtator 2013 ne Frakull te Fierit:
    Ligji 7501 busulla jone “orientuse”!…

  6. hollivud arrnaut says:

    ha ha
    shqiptart kerkojn pidh dhe drog!

    1. Kostandin says:

      Po vëri tamam ë-të mor Arrnaut prej Hollivudi,
      Ose hiqi fare:
      shqiptart krkojn pidh dhe drog!
      Ose vendosi mirë:
      shqiptarët kërkojnë pidh dhe drogë!
      Si ma ke lënë drogën pa ë?
      Komentin e ke bërë hata fare. Drejt e ke.
      Po ke harruar shqiptarkat, çfarë kërkojnë ato?

  7. Atros says:

    Vazhdo me kete mendje se nje m… do te besh ashtu siç bere 4 vjet perpara.Ju jeni aq budalla sa mendoni qe duhet pare dhe paga e mesuesit.Ke qene azilant ne France o zhyls dhe e di mire qe pagat jane te njelloj per te gjithe sipas kategorive.Mesuesi apo ekonimisti ,apo ndonje tjeter vleresohen sipas punes por jo me ulje apo ngritje page.NUL qe e NUl ngele. E c’mund te presesh nga ti????? Shtet jo njehere……

  8. 74 plus says:

    PO kurrupsionin ku e late! Me falni se desh harrova nuk ka korrupsion ne token e shqipeve.ju lutem shume amani pak me serjoz.

  9. Iris Bardhi says:

    Zoti kryeminister , arsimi eshte pika e pare ne renditje !Qe ne cerdhe zoteri , po , po qe ne cerdhe ! Cfare ka kaluar , NUK keni c’ti beni , por tani e tutje po , edhe pa shuuuume investime ! Thjeshte TESTIME TE NDERSHME ! Kjo do t’i sherbeje se ARDHMES qe juve pikerisht do t’ju urojne per jete !!!
    Ju e dini me mire se keni shkolla – makine ku furnizojne me dipmloma me te pamerituarit , me te patalentuarit ! Superprodhim pa asnje kriter, qe ne fakt ato shkolla duhet te mbyllen per 3-4 vjet !
    A keni njerez te besuar zoti kryeminister ta fiksoni kete problem kardinal ? Besoj ne Zotin se po ! Ju lutem !
    Pershendetje .

  10. shoku " Shpati " says:

    Z. Kryeminister , gjerat nuk jane aq te veshtira sa duken . Rendesi ka deshira per te ngritur sistemin se pastaj cdo gje funksionon vete . Nqs qysh nga maja e piramides qe eshte presidenti dhe deri te roja I nje institucioni publik , e dine 1- kur shkarkohet 2- kur pezullohet 3- kur largohet nga pozicioni qe mban atehere kushdo I di limitet e tij dhe ne kete menyre mban pergjegjesi direkte para ligjit dhe sistemit ( le te jete ky militant I tepsise apo I skrapit nuk ka rendesi ) . Nqs ne nje aksident automobilistik ndodhur per faj te drejtorise se rrugeve nuk del asnje individ I cili te pergjigjet per ate aksident atehere ka mbaruar gjithcka . Duhet te saktesohen rastet kur largohet nje epror per gabimet e vartesve te tij ( kontrolli I dobet ndaj vartesve ) . Nuk eshte e thene te nxjerr nga shinat trenin ministri qe pastaj te jape doreheqjen . Nje aksident I tille duhet te percaktoje qarte shkallen hierarkike te pergjegjesise . Nje drejtor policie ne rajonin e te cilit gjenden produkte te jashteligjshme e keshtu me rradhe . Po ngrite sistemin e pergjegjesise individuale dhe hierarkike nuk I ke borxh asnje ” militanti ” . Pra flet vete sistemi . E dyta qe do t’iu kerkoja eshte – boshatis baret dhe kafenete dhe mbush auditoret , bibliotekat me nxenesit dhe studentet . Do kesh urimet e gjithe prinderve . Le te shohim . Suksese !

  11. MAJAKOVSKI says:

    Gjykimi i 21 Janarit 2011 duhet te qendroje ne krye te cdo problemi vetem ashtu ndahet sic thote populli shapi nga sheqeri. Mos e harro kryeminister dhe PS ato njerez te varfer qe u vrane pa asnje faj ne mbeshtetje per ju dhe PS.

  12. shigjeta says:

    sec kerkojne shqiptaret dihet , prandaj te dhane dhe mundesine te besh ato qe premtove shqiptareve , dhe ky nuk eshte sekret , ate qe nuk dine shqiptaret eshte se a do ti zbatosh ato qe u dhe llafin shqiptareve , ky eshte sekreti , “topi eshte ne fushen tende .edi , , luaj futboll sic di , dhe mos e hidh topin tek tifozet , por luaj sic di “dhe dhe tifozet (shqiptaret} do te shikojne , do te duartrokasin , dhe do thone , ky qe ” lojtari ” qe deshironim dhe deshirojme , dhe do ta coje skuadren tone (shqiperine} nje kategori me lart ……….

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Z Edi Rama
    Keto 10 pika duhen patjeter
    Po’ PA denu krimet e komunizmit
    PA cu pronen te i Zoti
    Dhe PA hap dosjet e spiunave qe Kane mbushe te gjitha partite
    Do bejme ate qe thoshte pal vata
    Kur ju mbaruan tullat per katin e dyte.
    Pali tha filloni te tretin.

  14. Shqiptar i Ndershëm says:

    @ Kryeminister Karikaturist,
    MOS LUAJ ME SHARLATANIZËM OPOZITARIN E RI !!
    1.
    Jep llogari 1 per 1 per Programin e Vjeter Elektoral.
    2.
    Percakto datat e realizimit te Programit te Ri Elektoral.
    3.
    Mos u merr më me karikatura me dhe pa ngjyra ne Orarin e Punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje